Një ditë isha ngritur të jepja mendimin tim dhe ma ndërpreu fjalën dikush, i cili foli pikërisht për lirinë e fjalës. Ai më mbylli gojën për t’i dhënë liri mendimeve të tij. Sepse, kështu jemi ne, qeniet njerëzore. Lshtë më mirë të gjykosh të tjerët. Sepse, thellë-thellë, brenda vetes e di që dështimi yt në një objektiv të bën të kesh një zili të papërmbajtshme për personin që e arriti.
Për të qetësuar sedrën dhe ndërgjegjen, truri ynë fillon të shpikë me mijëra mënyra të errëta se si ky person ia doli. Kështu, fle me idenë se ti nuk ia dole dhe as nuk u përpoqe, ama dhe mendimin tënd negativ për personin tjetër e, me këtë negativitet, infektove dhe një pjesë jo të vogël të dështuarish.
Si sugjerim do t’ju këshilloja të vepronit sipas Bukowskit, i cili thotë: “U përpoqa, dështova. Do të përpiqem më shumë, që të dështoj më mirë. Sepse ky është sekreti.. Të përpiqesh”!
Ti mund të thuash shumë, mund të duash të thuash akoma më shumë, nënkupton jashtëzakonisht më shumë dhe në fund…
Të dëgjosh është diçka! Të kuptosh çfarë u tha është diçka tjetër. Ne i shikojmë gjërat në këndvështrime të ndryshme, kuptojmë ndryshe, sepse absolutja nuk ekziston. E, thënë më qartë, ne kemi secili të drejtë nga pak. Sa bukur kur e shpreh kështu! Duket si një botë ,perfekte me ngjyra mendimesh shumë. Kupton që botëkuptimi është i pafund dhe ne individualisht shikojmë një faqe të librit, kurse të gjithë bashkë shikojmë tërësinë.
Po negativitetin në çdo germë, kush ma shpjegon?
Nëse dikush shpreh diçka, vjen përgjigja: “U bëre ti të flasësh”. Kur nuk flet, vjen përgjigja: “Ti hesht se je i blerë”. Kur proteston, të gjejnë dhëmbë e dhëmballë: “Kush je?”, çfarë vesh dhe çdo mëkat që mund të kesh bërë në jetë.
Tekefundit, kush je ti të mendosh?
Më kujtohet historia e kryeplakut të fshatit që i tha fshatarit: “The një mendim të mirë, por nuk bëhet se e the ti dhe nuk e thash unë”.
Ne të gjithë flasim për lirinë e fjalës. Çdokush ka të drejtë të mendojë, të shprehë çdo ide që nuk cenon dikë tjetër. Në realitet, kur dikush shpreh diçka, niveli ka arritur deri aty sa merremi me personin personalisht, pa u marrë me idenë. Të kundërshtosh diçka tregon nivel, pasi çdo gjë perfeksionohet nga kritika. Por, në të vërtetë, kritikë nuk ka. Ka vetëm një vërshim mllefi dhe inati ndaj individit. Ky mllef është faqja e pasme e zilisë se si dikujt, dhe jo ty, i shkuan në mendje këto ide. Ne të gjithë kemi zinxhirë të cilët nuk i vëmë re.
A nuk është momenti ti shtrëngojmë pak ata zinxhirë?
Liria të shprehësh troç çfarë mendon, kërkon forcë. Në fund të fundit, ti iu thua njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë. A nuk është kjo kërkesë armiqësie?
Askush nuk merret me gabimin, por merret me atë që e evidentoi. Askush nuk merret me fajtorin, por merret me atë që e evidentoi. Pse ky negativet? Pasi e keni sharë e kërrdisur dikë, ndiheni më mirë? Jeni më të lumtur? Ndryshon gjë në jetën tuaj? Apo në fund të ditës flini me urrejtje?
Pse duhet të tërheqë më shumë vëmendje një bum mediatik se një ide që hap horizonte të reja?
E, kjo me lart është në nivel individual. Prandaj, ju lutem mos u ankoni për nivelin publik. Nëse vetë ne demotivojmë dhe mbyllim gojë me ligësi, pse ata që kanë më shumë pushtet mos t’i mbyllin me forcën e pushtetit?
Ja pse yjet bien. Nga trysnia! Nga trysnia e negativitetit që rrethohen. E di, bën spektakël ama për këdo që ndjen, si unë, e kupton që një yll vendos të vdesë.
Pemën me fruta e gjuajnë me gur… Por, me ata gurë s’po vrasim frytet, por po vrasim mirësinë njerëzore.
Tregoni dinjitet dhe pranoni kritikën e arsyetuar! E thënë më saktë: Nëse s´keni ç’të thoni, qepni sqepin! Infektoni veten dhe më pas dhe gjithësinë me mirësi! Sepse ky virus negativiteti është si të pini vetë helm dhe të prisni të vdes tjetri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj