Në vitin 1980, në Fakultetin Juridik, në Prishtinë, ku unë isha student, erdhën për të ligjëruar dy profesorë nga Universiteti i Tiranës. Atëherë, në mes RSFJ-së dhe RSP të Shqipërisë, ka ekzistuar një marrëveshje për shkëmbim kulturor. Në kuadër të kësaj marrëveshje, profesorët nga Shqipëria vinin për të ligjëruar në Prishtinë dhe këta të Prishtinës shkonin në Tiranë. Pa marrë parasysh efektin politik, kjo ka qenë një marrëveshje mjaft adekuate për shkëmbim të përvojave universitare.
Interesimi për t’i dëgjuar këto ligjërata ka qenë shumë i madh. Profesorët tanë kishin kujdes që së pari në amfiteatër të hynim ne studentët e lëndës përkatëse e pastaj tjerët që ndodhte shpesh të mos ishin fare studentë të Juridikut.
Tash, pas 40 vjetëve, nuk më kujtohet saktësisht nëse lënda e ligjërimit ka qenë kriminologjia apo kriminalistika, por kjo për thelbin e këtij shkrimi ka pak rëndësi. Nga ligjërata e këtyre dy profesorëve ne mësuam shumë gjëra. Morëm vesh që kjo lëndë nuk kishte ndonjë dallim të madh nga ajo që e mësonim ne. Tekefundit, të dy sistemet arsimore kanë qenë të bazuara në metodat e mësimit sovjetik. As këta dy profesorë nuk dallonin shumë nga tanët. Ndoshta për një nuancë të zbehtë këta ishin më oratorë se disa profesorë tanë. Në studimet juridike, kualitet i çmuar dhe i domosdoshëm është oratoria. Profesorët tanë atëherë kanë qenë kryesisht në këtë nivel. Sidomos Bardhyl Çaushi ka qenë brilant dhe i pashoq.
Sidoqoftë, tema që e ligjëruan profesorët nga Tirana shkaktoi tërmet në kokat e shumë studentëve. Duke e shpjeguar temën, profesorët kishin sjellë ilustrime me fotografi. Rasti kishte të bëjë me një plaçkitje, diku në një qytet të Shqipërisë. Dy delikuentë, diku në një bankë apo në ndonjë ndërmarrje, e kishin vjedhur kasafortën me para. Pasi që kanë qenë amatorë, nuk kanë ditur ta hapin. E kishin provuar me mjete të ndryshme, por kot. Me në fund e kishin hedhur nga një urë duke besuar se nga përplasja do të hapej. Kot edhe ky tentim. Dy delikuentët në fjalë, gjatë tërë kohës kasafortën e kishin bartur natën me një biçikletë. Natyrisht që ishin kapur nga policia, e cila i kishte detyruar që ta përsërisnin aktin e plaçkitjes për ta fotografuar tërë veprimin që të shërbente si rast studimi dhe të cilin ne tashti e shihnim në fotografi.
Së paku gjysma e studentëve e shikonin njëri-tjetrin gjatë kësaj ligjërate. Kishte një habi të madhe në mesin tonë. Ligjërata, te disa, krijoi mosbesim. Kjo ishte për shkak se studentët, së paku gjysma, besonin se në Shqipëri nuk kishte vjedhje e ndonjë akt tjetër kriminal. Atje gjithçka ishte në rregull për shkak se socializmi i tyre ishte i përsosur në krahasim me këtë tonin. Ky ka qenë efekti i një propagande të asaj kohe që vinte nga Shqipëria e stërmadhohej kur arrinte te ne. Ligjërata krijoi edhe përçarje në mesin tonë. Disa mendonin se kjo punë është gënjeshtër kurse ata që besonin se është e vërtetë ia shihnin për të madhe profesorëve që me këtë temë po ia qitnin zanin e zi Shqipërisë.
Tashti, nëse ky efekt i kësaj ligjërate do të krijohej diku në një fshat të izoluar të Kosovës, do të kishte ndonjë kuptim. Por, kjo ndodhte në Prishtinë, në mesin e juristëve, politikanëve, avokatëve, gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm.
Ky ka qenë niveli (intelektual), së paku i gjysmës së studentëve të atëhershëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale