Me siguri ju ka ndodhur të keni parë ëndrra për të cilat kuptimi i vërtetë fare nuk ka qenë i bindshëm
Mirëpo nëse ndonjë prej pesë motive të ardhshme shfaqen në ëndrrat tuaja, oneirologjia, d.m.th. shkenca e interpretimit të ëndrrave thekson që dashuria së shpejti do të trokasë në dyert tuaja, transmeton Telegrafi.
Kukulla
Ky motiv nuk ka vetëm një kuptim. Nëse ju lozni me kukull, ajo do të thotë grindje, kontest. Mirëpo, nëse e dhuroni kukullën, ajo tregon ardhjen e dashurisë së re.
Lakuriqësia
Shpesh shfaqet ky motiv i çuditshëm në ëndrrat tona. Nëse zhvisheni apo tashmë jeni lakuriq, ajo tregon ardhjen e njohjes së re. Ai person i panjohur mund të jetë i rëndësishëm për Ju, person me të cilin mund të keni romancë.
Çarçafi
Krevati dhe çarçafi tregojnë dashurinë dhe që në të do të keni mundësi të pranoni emocione të reja. Nëse në ëndrra shfaqet çarçafi i bardhë i pëlhurës, atëherë Ju në tërësi jeni të gatshëm për ardhje të dashurisë së re.
Pyll i dendur
Nëse keni dilemë në pyll dhe nuk mund të gjeni daljen, atëherë ende nuk jeni të gatshëm për ardhje të dashurisë. Mirëpo, ikja e suksesshme nga pylli do të thotë që jeni pjekur për marrëdhënie të re dhe së shpejti do t’ju gjejë dashuria.
Farat
Farat janë simbol i plleshmërisë. Ashtu është edhe në dashuri. Nëse në ëndërr ju shfaqet mbjellja e farave, atëherë jeni të hapur të pranoni emocione të reja. Mirëpo, nëse ëndërroni korrjen kjo do të thotë që duhet të hiqni dorë nga vetitë e këqija të cilat deri tani kanë penguar shfaqjen e marrëdhënies së re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak