LAJMI I FUNDIT:

Dyshime se dikush po i helmon qentë në Prishtinë

Dyshime se dikush po i helmon qentë në Prishtinë
Foto: Ilustrim/Envato

Fondacioni për të drejtat e kafshëve ka ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Qytetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook shkruajnë se abuzimi dhe vrasja e qenve, është veprim i dënueshëm me gjobë dhe burg sipas Sodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjedhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë”, thuhet në këtë postim.

Po ashtu në adresë të Telegrafit kanë ardhur reagime të qytetarëve që shprehin brengën e njëjtë.

“Po ju shkruaj lidhur me një dukuri ditëve të fundit te Parku i qytetit në Prishtinë. Brenda dy ditëve, kanë ngordhur qentë pasi që kanë ngrënë sallame të lëna nga dikush në park. Simptomat janë të njëjta: dridhje, dhimbje, shkumë nga goja deri në pushim të zemrës. Sipas veterinerëve këto janë simptoma të helmimit. Shumë aktivistë që përkujdesemi për qentë endacak po dyshojmë që janë duke u bërë helmime të qëllimshme dhe të jashtëligjshme me qëllimin për me i vra… Brenga jonë është që kushdo që e ka kryer këtë krim në këtë mënyrë kaq tinëzarë dhe mizore do të vazhdojë deri në shfarosjen e qenve pa u ndjek nga ligji”, thuhet në emailin dërguar Telegrafit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori