LAJMI I FUNDIT:

Shitet vetura e rrallë sportive Pagani Huayra Roadster, i ka vetëm 437 kilometra të kaluara

Shitet vetura e rrallë sportive Pagani Huayra Roadster, i ka vetëm 437 kilometra të kaluara

Është nxjerrë në shitje një veture tejet e rrallë sportive – Pagani Huyara Roadster, që i ka vetëm 437 kilometra të kaluara dhe që çmimin e ka 2.6 milionë dollarë.

Duke marrë parasysh faktin se në botë ekzistojnë vetëm 100 njësi, Pagani Huayra Roadster me plotë arsye quhet veturë shumë e rrallë sportive, megjithatë një prej tyre që po shitet në SHBA është akoma më i veçantë.

Veturën po e shet distributori amerikan Pagani Beverly Hills, i cila është prodhuar në vitin 2018 dhe është lyer në një ngjyrë shumë të rrallë – mat të zezë që e bën këtë veturë edhe më tërheqëse.


Kjo veturë i ka të kaluara vetëm 437 kilometra. Bëhet fjalë për njësinë e 92-të, që kishte dalë në shiriti prodhues i fabrikës.

Fuqia motorike e kësaj veture është aq e madhe, sa që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm tre sekonda, kurse shpejtësinë maksimale 338 km/h.

Ajo kushton 2.6 milionë dollarë dhe ka një motor me 6.0 litra twin-turbo V12 që prodhon hiq më pak se 754 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

Modelet e Reja
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Po rikthehet vetura legjendare

Po rikthehet vetura legjendare

Auto
I pashfrytëzuar gati për dy dekada, Ford Mustang merr një pamje krejtësisht të re

I pashfrytëzuar gati për dy dekada, Ford Mustang merr një pamje krejtësisht të re

Auto
A ndikon vërtet i ftohti në potencialin e baterive të EV?

A ndikon vërtet i ftohti në potencialin e baterive të EV?

EVs
Kalo në kategori