LAJMI I FUNDIT:

Provincializmi dhe nostalgjia për vlerën që nuk ka ekzistuar

Provincializmi dhe nostalgjia për vlerën që nuk ka ekzistuar

Aktori Enver Petrovci, për revistën NIN të Beogradit ka thënë: “Ranije su na korzou u Prištini sredinom išli građani, a na suprotnim stranama ulice, s jedne Srbi seljaci, a s druge Albanci seljaci. Sredinom smo išli Siniša i ja i sredina je bila puna, a vidiš koliko je ta sredina široka. Kolone sa leve i desne strane bile su tanke. To je mentalitetska stvar, nema veze s nacijom. Meni je bio bliži Rom iz grada, nego Albanac sa sela. Sad toga više nema.” (sic.)

Për ata që nuk e dinë serbishten, Petrovci, në fjalinë e parë (të zgjeruar) të këtij citati, flet se si dikur, në korzonë e Prishtinës ai ka shëtitur në mes të rrugës, me qytetarët (urbanët) tjerë. Pra, me serbë, me shqiptarë, me romë etj. Por, ata që e mbajnë mend korzonë, sikur unë, e dinë se ajo ka qenë e ndarë: në njërën anë janë shëtitur shqiptarët, kurse në tjetrën serbët. Ndarja në Prishtinë, dhe në tërë Kosovën, ka qenë edhe simbolike. Këta njerëz, të përkatësive të ndryshme nacionale, ditën kanë punuar bashkë dhe madje janë shoqëruar. Por, në mbrëmje e manifestonin ndarjen. Me fjalë tjera: kjo ka bërë me dije se këta njerëz gjatë ditës kanë qenë të detyruar të jenë së bashku, por pas punës dhe pas detyrave zyrtare, nuk e kanë parë të arsyeshme që në mbrëmje (apo gjatë natës) të vazhdojnë të jenë së bashku. Dëshmi më të saktë dhe më domethënëse për ndarjet që fshiheshin në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), nuk kishte si kjo.


Korzo të përbashkët në Prishtinë nuk ka pasur. Në anën e serbëve ka mundur të ketë shqiptarë që kanë besuar në jetën e përbashkët (apo disa që kanë pretenduar në vëllazërim-bashkim), por numri i tyre ka qenë i parëndësishëm. Në fjalinë e tretë dhe të katërt, Petrovci e thekson një të vërtetë: ndarja qytet-fshat. Por, ai këtë e proklamon si diçka pozitive e, në fakt, është dukuri negative. Dhe, në fjalinë e fundit duket se me mallëngjim dhe me keqardhje konstaton se kjo ndarje më nuk ekziston. D.m.th., sipas tij, është bërë keq që më nuk ka “fshatarë”.

Ajo që del nga konstatimi i këtij aktori të njohur në ish-RSFJ, është një problem i madh me të cilin është ballafaquar vendi i tij gjatë shekullit XX, por që aktorit tonë i është dukur si vlerë. Në fakt, ky ka qenë problem i madh i Serbisë dhe i Kosovës. Në këto dy vende nuk kishte qytete që do të krijonin dhe do të promovonin kulturë e civilizim. Kishte diçka në mes qytetit dhe fshatit; një vendbanim as qytet e as fshat. Këtë fenomen, në mënyrë të shkëlqyeshme e ka shpjeguar Radomir Konstantinoviq, i cili këtë kuazi-qytetari e quante Pallanka…

Banori i Pallankës nuk ka qenë qytetar. Ka pretenduar se është dhe kjo ka shkaktuar komplekse në personalitetin e tij. Ky kompleks ka bërë që të urrehet fshati (pa masë), pasi i nxirrte në shesh rrënjët e ‘qytetarit’ të pakulturuar – siç pretendon të jetë Enver Petrovci: një ‘qyetar’ që kishte mbetur në mes, as me shehër e as me Barilevë. Pallankasi pra nuk kishte fuqi ta arrinte qytetin se ishte larg, apo të shumtën e rasteve qyteti nuk ekzistonte për të. Në rastin e Kosovës, fshati apo fshatari është sulmuar nga qendra (Beogradi dhe Prishtina) në mënyrë orkestrale, për shkak se nuk e dorëzonte traditën që e ndihmonte elementin nacional.

Ky pretendim i kësaj ‘qytetarie’, sot na shkakton probleme serioze. Sikur vërtetë të kishte qytetari në Serbi dhe në Kosovë, sot shqiptarët dhe serbët nuk do të kishin kaq shumë probleme mes vete. Qyteti apo qytetaria, në kuptimin modern, atij perëndimor, është ende larg për ballkanasit. Pse është larg, ky nuk është problem i madh, por problem të madh dhe serioz paraqet fakti që ne bëjmë hapa të vegjël e të parëndësishëm për të shkuar në atë drejtim – të qytetarisë reale.

Prandaj, atë që e thotë Enver Petrovci nuk është fare kulturë, por shprehje e kompleksit provincial. Është nostalgji për diçka negative dhe në të shumtën e rasteve për një vlerë që nuk ka ekzistuar.

Në trend

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Kalo në kategori