LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy hetuesve të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit

Aktakuzë ndaj dy hetuesve të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda–Njësia kundër Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër dy hetuesve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, të cilët ishin zënë në flagrancë në shkurt të këtij viti, duke marrë ryshfet rreth 15,000.00€ (pesëmbëdhjetë mijë euro), armë  dhe pajisje të ndryshme elektronike

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore.


Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit janë arrestuar më 5 shkurt 2020, pasi janë zënë në flagrancë gjatë kryerjes së veprave penale. Gjatë arrestimit te të pandehurit janë sekuestruar para rreth 15,000.00€ (pesëmbëdhjetë mijë euro), armë  dhe pajisje të ndryshme elektronike. Pas një hetimi të gjatë, të njëjtit janë arrestuar pasi që kanë shfrytëzuar pozitat e tyre si hetues në DHKEK dhe kanë pranuar ryshfet nga biznese të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori