LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila për vdekjen është informuar nga të afërmit e të ndjerit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë shpreh ngushëllime familjes, kolegëve, dhe të gjithë miqëve të ndjerit Hoti.
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Shashivar Hoti për punën e madhe, urtësinë dhe virtytet e larta të tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


https://www.facebook.com/gjthprishtine/posts/3436749736389781