Mobilimi i shtëpisë do të ishte gjëja më e lehtë në botë, sikur mos të ishte një problem i vogël: financat
Të ndërrosh mobile, apo të bësh ndryshime me rëndësi në shtëpi, mund të jetë shumë e kushtueshme, por ka disa mënyra mobilimi që mund t’jua lehtësojnë këtë barrë disi.
Moderimi
Mos i blini menjëherë të gjitha gjërat e reja që ju duhen. Këtë muaj, mund të vendosni të blini një jastëk dekorativ dhe muajin tjetër raftin e ri të këpucëve. Kështu, nuk e rrezikoni shumë gjendjen ekonomike të muajit dhe arrini të merrni ato çfarë ju duhen.
Improvizoni
Ndonjëherë, kombinime apo ide, të cilat nuk i kishit menduar kurrë, dalin më mirë seç e prisnit. Provoni të krijoni një “komodinë të vogël” të përbërë nga disa libra, të vendosur njëri poshtë tjetrit dhe vendosni disa qirinj dekorativë apo një fotografi të vogël mbi to, ose vendosini si një element dekorativ mbi tavolinë.
Vini imagjinatën në punë
Mos harroni se më mirë se ju, s’mund t’i mobilojë askush edhe cepat më të vegjël të shtëpisë suaj. Provoni të blini një pasqyrë të thjeshtë dhe ta “zbukuroni” ashtu siç dini ju. Ja disa ide, fare të thjeshta:
Bëjeni vetë
Përpiquni të blini mobilie, të cilat mund t’ju bashkoni pjesët vetë. Kjo do t’ju kushtojë më pak para dhe më shumë kohë, por rezultati do të jetë i njëjtë.
Pikturat
Nëse nuk keni mundësi të merrni atë pikturën e shtrenjtë, për ta varur në mur, mund të bëni diçka shumë më ekonomike. Blini disa korniza të thjeshta, printoni disa fotografi estetike dhe sapo krijuat një pjesë muri me shumë stil, që me siguri do t’i japë një pamje tjetër dhomës suaj.
Minimalist
Çdo mobilim i rëndë, me shumë ngjyra dhe modele të ndryshme mobilesh, mund t’ju marrë shumë para. Qëndroni në një stil të sigurt, siç është ai minimalist.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Pamje të mahnitshme të rrugës së re Dobrunë-Blinisht që lidh dy kufijtë shqiptarë
Bricjapi: Horoskopi vjetor për 2024
Nëntë arsye për më shumë “aksion” në mëngjes
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi