LAJMI I FUNDIT:

Federata Alpiniste reagon pas dëmtimit të shenjave orientuese bjeshkatare

Federata Alpiniste reagon pas dëmtimit të shenjave orientuese bjeshkatare

Federata Alpiniste e Kosovës, ka reaguar pas dëmtimit të shenjave sinjalistikës bjeshkatare.

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ata kanë publikuar fotografi të shenjave të dëmtuara dhe kanë ftuar organet e rendit që t’i ngrisin hetimet për t’i identifikuar përgjegjësit.


“Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës dënon aktet vandale të dëmtimit të shenjave të sinjalistikës bjeshkatare dhe fton organet e rendit që t’i ngrisin hetimet urgjentisht, zbulojnë keqdashësit dhe sjellin para ligjit të gjithë vandalët dhe përgjegjësit”, thuhet në reagim.

FBAK, thotë se për të ndërtuar shtigjet dhe sinjalizuesit, është punuar shumë andaj nuk duhet shkatërruar, pasi ato ndihmojnë shumë orientimin e njerëzve nëpër bjeshkë.

“Personat që shkatërrojnë mjedisin, sanksionohen penalisht sipas Kodit Penal të Kosovës. Komuniteti bjeshkatar alpinist i Kosovës ka punuar me vite për zhvillimin e Standardit Unik të sinjalistikës bjeshkatare në Republikën e Kosovës”.

“Në territorin e Republikës janë duke u shënuar shtigjet që të gjithë njerëzit që duan natyrën t’i arrijnë majat bjeshkatare sigurt dhe pa humbur orientimin”, thuhet në fund.

Po ashtu, edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka shpërndarë postimin e FBAK-së, duke e quajtur akt të papranueshëm, të shëmtuar e të dënueshëm./ Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori