LAJMI I FUNDIT:

Zbulo nëse je ose jo ambivert!

Zbulo nëse je ose jo ambivert!

Një ambivert është dikush që shfaq cilësi të një njeriu introvert dhe ekstrovert, në varësi të humorit, qëllimeve të tij apo një situate të caktuar

Shpesh njihen si introvertë të socializuar, të cilët mund të largohen nga njerëz dhe situata të caktuara, aty ku duhet.


Nëse e gjeni veten në situatat e mëposhtme, me siguri jeni një person ambivert:

– Të jesh qendra e vëmendjes është qejf, derisa nuk doni të zgjasi më.
– Disa njerëz ju njohin si të rezervuar dhe seriozë, të tjerë ju njohin si njeri social dhe i qeshur.
– Shpesh, humbisni në mendimet tuaja, ose nuk e keni vëmendjen në bisedën që po bëni.
– Bisedat e shpejta dhe të shkurtra nuk është se nuk ju bëjnë të ndiheni rehat, por mërziteni shpejt prej tyre.
– Kur bëhet fjalë për t’i besuar dikujt ndonjëherë jeni shumë skeptikë, ndonjëherë nuk mendoheni shumë.
– Jeni njerëz empatikë, të vetëdijshëm dhe përshtateni shpejt.

Introvertët janë individë të qetë, të rezervuar dhe shpesh të zhytur në mendime. Nuk ju pëlqejnë angazhimet sociale dhe marrin energji duke qëndruar vetëm (via Healthline).

Ekstrovertët janë njerëz miqësor dhe shumë social. Një ekstrovert është dikush që merr energji duke qëndruar rreth njerëzve të tjerë.

Këto dy cilësi, duket se kundërshtojnë njëra-tjetrën e megjithatë njerëzit shpesh ndjejnë se i kanë të dyja. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se cila prej tyre jeni, me siguri jeni ambivertë, pak nga të dyja.

Të dish këtë karakteristikë për veten është e rëndësishme, pasi ju ndihmon të zbuloni se si të fitoni energjinë tuaj.

Ambivertët e vërtetë janë relativisht të rallë. Në disa studime, mendohen të jenë të tillë vetëm 20% e popullsisë ose më pak. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Kalo në kategori