LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Me avancimin e mekanizmave ligjorë jetësojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Reçica: Me avancimin e mekanizmave ligjorë jetësojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS, të prirë nga Afrim Maliqi, me të cilët ka diskutuar për situatën në të cilën është kjo kategori e shoqërisë sonë, veçmas pas përhapjes së pandemisë.

Sipas komunikatës ministrore Reçica theksoi se në bashkëpunim edhe me donatorët do të shqyrtojmë mundësitë për krijimin e një platforme përmes së cilës do mund të përfshihen personat më aftësi të kufizuara në programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional, gjithnjë mbi bazën e nevojave të tregut të punës dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara.


Gjithashtu, ministri Reçica i siguroi përfaqësuesit e HANDIKOS-it se do të angazhohet edhe gjatë këtij mandati për realizimin e prioriteteve me interes të përbashkët duke përfshirë planin legjislativ, avancimin e mekanizmave ligjorë në funksion të jetësimit të të drejtave të plota të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu edhe punësimin e tyre nëpër institucionet shtetërore. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori