Nëse dikush do t’ju pyeste se si e mendoni një “bunker të kohëve moderne”, me siguri që do të imagjinoni një dhomë të mbushur me çanta, sende të nevojshme dhe ushqime të konservuara. Por, kompani në të gjithë botën po investojnë që “bunkeri i shekullit XXI” të jetë shumë më ndryshe nga çfarë imagjinojmë
Këto kompani po përpiqen të plotësojnë kërkesën – e 1% të njerëzve në botë – për të patur një strukturë që të mbron nga çdo rrezik, qoftë kjo pandemi, asteroid apo Lufta e Tretë Botërore.
“Bunkeri i babait apo gjyshit nuk është i rehatshëm,” tha për CNN Robert Vicino, sipërmarrës i pasurive të patundshme dhe CEO i kompanisë Vivos, që ndërton dhe administron struktura të tilla strehimore.
“Bunkerët e tyre ishin gri, prej metali dhe ngjanin si anije ose diçka ushtarake. Njerëzimi nuk mund të mbijetojë për shumë kohë në një mjedis të tillë, kaq të zymtë.”
Shumë njerëz me ndikim global kanë ndërtuar struktura të tilla për të strehuar familjen dhe stafin. Bill Gates thuhet se ka bunkerë mbrojtës në të gjitha pronat e tij.
Gary Lynch, menaxher i përgjithshëm i Rising S me bazë në Teksas, thotë se shitjet e bunkerëve të nëndheshëm të kompanisë u rritën me 700% në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015.
Oppidum në Republikën Çeke, i konsideruar si “bunkeri më i madh i miliarderëve në botë”
Bunkerët e kompanisë në fjalë janë të krijuara për të rezistuar për breza me radhë, mund të mbajnë minimumi një vit ushqime dhe janë rezistentë ndaj tërmeteve, shkruan Anabel.
Struktura të tilla të fortifikuara janë të ndërtuara që t’i bëjnë ballë një sulmi bërthamor dhe vijnë të pajisura me sisteme energjetike, sisteme pastrimi dhe filtrimi. Një pjesë e tyre kanë kopshte për të plotësuar nevojat për ushqim.
Shtëpi prej betoni dykatëshe, e krijuar nga KWK Promes, në Varshavë, Poloni, e cila ofron siguri maksimale me mure të lëvizshëm
Një nga këto struktura, Vivos xPoint, në South Dakota, përbëhet nga 575 bunkerë ushtarakë dhe aktualisht po shndërrohet në një vend që do të mund të strehojë 5,000 njerëz dhe do të shërbejë si një mini-qytet, me klinika mjekësore, palestra, kopshte, shtëpi etj.
Të gjitha ambientet përmbajnë pajisje luksi dhe ndonëse mund të konsiderohen si të panevojshme, sipërmarrësit thonë se “këto strehimore mund të duhet të funksionojnë një vit ose më shumë” ndaj është mirë që të jenë të rehatshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Provoni mënyra të thjeshta për të hequr qumështin e djegur nga enët
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës