LAJMI I FUNDIT:

LOE: Operatorët kabllorë të drejtat t’i kërkojnë në mënyrë institucionale

LOE: Operatorët kabllorë të drejtat t’i kërkojnë në mënyrë institucionale

Lidhja e odave ekonomike (LOE) e cilëson skandaloz sjelljen e operatorëve kabllorë të cilët dje për një orë e ndërprenë emetimin e programeve televizive.

LOE vlerëson se në këtë mënyrë, operatorët i dëmtojnë shfrytëzuesit të cilët paguajnë për shërbimet dhe kanë kontrata të rregullta. Njëherit u rekomandon operatorëve kabllorë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë në mënyrë institucionale, e jo në kurriz të qytetarëve.

“Sjellja e këtillë skandaloze nuk është vërejtur askund, të çkyçet programi për të cilin ekzistojnë marrëveshje të nënshkruara në mënyrë të rregullt dhe për të cilin ka obligim për dërgesë të shërbimit ndaj kompanive dhe qytetarëve. Kërkojmë sqarim sipas cilit nen të marrëveshjeve pa pyetje dhe pa pranim me shkrim nga ana e shfrytëzuesve, ata do të dëmshpërblehen me ndonjë denar të parapagimit të ulur, e jo me dëm adekuat për shkelje të marrëveshjeve. Presim të ndërpritet arbitrarizmi i kamufluar në protestë dhe të drejtat e veta operatorët t’i kërkojnë institucionalisht, e jo në kurriz të shfrytëzuesve dhe të ofrojnë shërbime rregullisht për të cilat kanë obligim sipas marrëveshjes”.


“E drejta për protestë, nëse dëshirohet të shfrytëzohet, nuk guxon të bëhet me dëmtime të shfrytëzuesve dhe në këtë mënyrë me çkyçje të programit. Për protestë kundër gjoja rregullave të imponuara, operatorët mund t’u drejtohen institucioneve të cilat konsiderojnë se i kanë dëmtuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e grevës dhe protestës, të negociojnë, pa u ndërmarrë veprime si ndërprerja e shërbimit, me të cilën i dëmtojnë qytetarët dhe ndërmarrjet”, thekson LOE.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori