LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 22 – 29 qershor

Horoskopi javor për periudhën nga 22 – 29 qershor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21 mars – 19 prill)

Puna: Do t’ju duhet gjatë këtyre ditëve të merreni me punë të ndryshme, të vogla ose të mëdha, për realizimin e të cilave ju nevojitet mbështetja e duhur. Ka ardhur momenti për të kërkuar pak më shumë nga vetja dhe për të qenë disi më ambicioz.

Shëndeti: Të qenit aktiv ka për t’ju bërë që t’i kaloni këto ditë më lehtë.

Dashuria: Një miqësi e re do jetë një perspektivë për të ardhmen për sa i përket zemrave të vetmuara, të cilat kanë nevojë të madhe për stimuj dhe eksperienca të reja dhe të këndshme.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Puna: Keni ide krijuese dhe shpejtësi në të vepruar. Gjithçka në profesionin tuaj do të jetë e thjeshtë dhe do të rrjedhë me shpejtësi.

Shëndeti: Keni nevojë për rekreacion.

Dashuria: Në dashuri po jetoni një klimë të qetë, ku dashuria ka shijen e fantazisë, lojës dhe harmonisë në çift. Do të jetë e vështirë të lindin dashuri të reja për ata që janë akoma të padashuruar. Kjo periudhë do të favorizojë kryesisht miqësitë aktuale dhe shoqëritë tuaja me ata që janë më të predispozuar për t’ju kuptuar juve dhe shpirtin tuaj të “çuditshëm”.

BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)

Puna: Para se të mbroni me këmbëngulje një ide që keni, binduni se ajo është me të vërtetë e drejtë. Përpiquni me sa të mundni të arrini rezultatin që dëshironi, duke vlerësuar siç duhet vullnetin tuaj dhe para së gjithash, duke u munduar të kuptosh se për ç‘gjë ke me të vërtetë nevojë dhe ç‘gjë jeni i zoti të arrini.

Shëndeti: Mos e tepro me ushqimin.

Dashuria: Kujdes, mos u përfshini më shumë se ç’duhet në një histori që mund të ketë dykuptime, sepse rrezikoni të përkeqësoni situatën duke mos ditur më pas se si ta rregulloni atë.

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Puna: Jini i kujdesshëm dhe mos u shpërndani në shumë punë njëherësh.

Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.

Dashuria: Nuk është akoma momenti i përshtatshëm për të folur për hije të mundshme në raportin tuaj ekzistues. Përdorni pak ëmbëlsi dhe dhembshuri në raportet tuaja me të tjerët e sidomos me personin tuaj të zemrës dhe kështu çdo mjegull do të zhdavaritet. Nëse jeni akoma i lirë dhe prisni që kjo vetmi të marrë fund, besojini mundësive që ju jep ajo, por… Mos harroni se nuk është e thënë që kjo të jetë një lidhje e gjatë dhe e fortë. Gjithsesi do t’ju dhurojë momente të këndshme qetësie.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Puna: Nëse do të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve, mos u mbështesni vetëm në mendimin tuaj. Shikoni mirë se ç‘mendojnë të tjerët, vlerësoni mendimet e tyre pro dhe kundër jush dhe pastaj vendosni

Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse.

Dashuria: Përfitoni sa të mundni nga favorizimi i Jupiterit dhe nga sharmi që ju dhuron ai, sepse jo gjithmonë yjet tregohen kaq dashamirës ndaj jush. Romantizmi në çift mungon, por kjo do të rikompensohet me eros dhe pasion të cilin ju do e prisni me krahë hapur.

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

Puna: Tregohuni i kujdesshëm ndaj asaj që thoni apo bëni dhe mos merrni përsipër të kryeni ndonjë punë që është jashtë forcave tuaja. Ose të paktën, seleksionojini ato dhe kryeni ato më të rëndësishmet.

Shëndeti: Dilni më shpesh në natyrë.

Dashuria: Venera, planeti i dashurisë, ndodhet këto ditë në shenjën tuaj. Ajo ju bën më tërheqës në sytë e njerëzve dhe ju ndihmon të jetoni qetësisht raportet ekzistuese, duke kapërcyer keqkuptime të mundshme mes jush dhe te tjerëve. Nëse e shihni se nuk ju mbetet gjë tjetër për të bërë, ju mund t’u jepni fund raporteve tuaja dashurore apo
miqësore.

PESHORJA (23 shtator – 23 tetor)

Puna: Kjo periudhë për ju do të vijë dhe do të ikë pa u kuptuar, sepse do të jeni në përgjithësi shumë i zënë me punë që mbushin jo vetëm ditët, por edhe shpirtin tuaj.

Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Dialogu nuk është arma juaj më e mirë dhe ju tashmë jeni i ndërgjegjshëm se nuk jeni shumë i aftë në të. Mund të të ndodhë që të thuash diçka të papeshuar mirë, gjë që do të hedhe pak pluhur në raportet tuaja apo do të pengojë krijimin e historive të reja për ata që janë akoma të vetmuar.

AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)

Puna: Jetojeni këtë moment duke i dhënë rëndësinë e duhur asaj që do të merrni përsipër të bëni. Kjo është e nevojshme sidomos për të evituar ndonjë të keqe të papritur, si përshembull duke lënë t’ju ikin nga dora mundësi, sidomos profesionale, që mund të mos ju kthehen më.

Shëndeti: Keni nevojë për pushim.

Dashuria: Raportet tuaja janë në një gjendje të mirë dhe kështu do të vazhdojnë. Mos harroni, megjithatë, se partneri mund t’ju jap këshilla që ju nuk duhet në asnjë mënyrë t’i nënvlerësoni. Ata ju krijojnë mbështetjen që ju duhet për ta kaluar më lehtë jetën tuaj

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Puna: Juve nuk ju duhen rrethana të favorshme, sepse jeni ju vetë që mund t’i bëni të favorshme ato me punën dhe me aftësinë tuaj për të rregulluar atë ç‘ka mund të duket edhe e pandreqshme. Paçi fat!

Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm por shëndeti stabil.

Dashuria: Nëse po jetoni një histori dashurie, përpiquni që të shmangni apo të sqaroni edhe keqkuptimin më të vogël. Një ndihmë të konsiderueshme do t’ju japë pasioni që ju ushqeni thellë zemrës suaj, por që nuk duhet ta shprehni tërësisht.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Puna: Yjet ju këshillojnë që para së gjithash, të tregoheni të duruar dhe të qetë në marrëdhëniet me të tjerët, sepse ndonjë nervozizëm i papritur mund t’ju prishte shumë punë.

Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues.

Dashuria: Nëse ekziston ndonjë mjegull në raportet tuaja me të tjerët, mund ta zhdavaritni menjëherë këtë, vetëm duke u treguar më i devotshëm me partnerin tuaj. Veç të tjerash, një armë e mirë në dorën tënde është ndërgjegjja e pastër, ndaj mos u merakosni shumë. Ndërsa, përsa i përket atyre që janë në kërkim të dashurive të reja, nënvizojmë se është akoma herët.

UJORI (20 janar – 18 shkurt)

Puna: Ditët në vijim do të karakterizohen nga një gjendje e mirë financiare, shpirtërore dhe profesionale. Jetojeni atë me të gjitha ngjyrat që ka dhe kërkoni më shumë për të nesërmen. Në fund të fundit, nuk duhet të harroni se asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston dëshira e mirë për realizim.

Shëndeti: Kujdes nga ftohjet.

Dashuria: Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, ajo do të lulëzojë gjatë këtyre ditëve me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe nëse jeni akoma i lirë, ka ardhur momenti i duhur për të krijuar një lidhje të re. Nuk është e thënë që ajo të zgjasë përjetësisht, por hë për hë, mjafton edhe kështu.

PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

Puna: Një situatë mjaft e favorshme në të gjitha sektorët e jetës do të mbizotërojë në shenjën tuaj. Zgjuarsia dhe sensi juaj i përshtatjes me të tjerët, cilëtdo qofshin ata, ju shtyn të bëni hapa të rëndësishëm përpara. Ju e dini tashmë se dispononi një intuitë të mrekullueshme dhe vërtetë origjinale, e cila ju ndihmon të kuptoni se cili është në një mendim me ju dhe ju do e ju vlerëson me të vërtetë.

Shëndeti: Keni ngarkesë fizike, andaj shfrytëzojeni kohën e lirë për rekreacion.

Dashuria: Kërkoni dashuri të reja? Nuk përjashtohet aspak që të lindin ndjenja dhe raporte të tilla. Përsa i përket jetëgjatësisë së tyre, ajo është në dorën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Intimitet dhe Pasion
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Kalo në kategori