LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ende nuk është bërë analizë sa do të ulen të ardhurat e komunave në tremujorin e dytë

Maqedoni, ende nuk është bërë analizë sa do të ulen të ardhurat e komunave në tremujorin e dytë

Kriza i goditi edhe komunat dhe për atë arsye ato kanë pagesë të ulur të të ardhurave, edhe pse në pajtim me të dhënat e fundit për borxhet e komunave përfundimisht me 31 marsin nuk mund të vërehet ndonjë përkeqësim sepse ajo është para fillimit të krizës, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Komunat janë njëjtë të goditura nga kriza dhe patën kërkesa të caktuara për ndihmë nga buxheti, por kur jemi në situatë të vështirë dhe e dini se opsioni për ndarje të mjeteve shtesë është vënë në pikëpyetje, kur të gjithë duhet të menaxhojnë në pajtim me buxhetet e veta dhe t’i ulin shpenzimet e veta. Në atë kontekst u soll edhe vendimi i qeverisë për ulje të shpenzimeve rrjedhëse të të gjitha ndërmarrjeve publike për 15 për qind. Të dhënat e fundit për borxhet e komunave janë përfundimisht me 31 mars dhe nuk mund të vërehet ndonjë përkeqësim sepse ajo është para fillimit të krizës, përkundrazi vërehet përmirësim, por para së gjithash ato tani kanë vështirësi në realizimin e buxheteve të veta dhe të njëjtat besoj do të qasen drejt ribalancit të mjeteve të veta”, tha Angellovska.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për atë se sa do të ulen të ardhurat e komunave në tremujorin e dytë dhe cilat komuna do të jenë më të goditura, tha se analizë të këtillë Sektori pranë Ministrisë ende nuk ka përpunuar sepse të gjitha komunat nuk i kanë parashtruar realizimet për tremujoriun e parë.


Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori