LAJMI I FUNDIT:

I kërkon të vendosë maskë në fytyrë, pasagjeri kërcënon taksistin se do t’ia thyej kafkën – gjithçka ndryshon kur ia bën me dije se po e filmon kamera

I kërkon të vendosë maskë në fytyrë, pasagjeri kërcënon taksistin se do t’ia thyej kafkën – gjithçka ndryshon kur ia bën me dije se po e filmon kamera

Një burri të bardhë i është ndaluar udhëtimi me taksi të kompanisë amerikane Lyft, pasi filloi të fyen shoferin në baza racore – vetëm pse shoferi me prejardhje hispanike i kërkoi të bartë maskë mbrojtëse si preventivë në luftimin e coronavirusit.

Kamera e vendosur brenda veturës shfaq momentin kur pasagjeri i identifikuar si Richard, e kërcënon me thyerje të kafkës shoferin, transmeton Telegrafi.


Ai madje i thotë shoferit që i prezantohet si Edgar, “djalosh” të cilit do t’ia thyej kafkën.

“Unë jam amerikan”, dëgjohet duke i bërtitur shoferit Richard, derisa shoferi për plotë gjashtë minuta arrin të ruaj gjakftohtësinë.

Gjithçka filloi më 28 maj, kur Edgar shkoi rreth orës 6 për ta marrë Richardin në Reno të Nevadas, i cili i kërkon ta dërgojë në shtëpi.

Ai në një moment e pyet nëse ka maskë mbrojtëse, por ai i përgjigjet shkurt me “jo”. Kur Edgar insiston që ai ta mbuloj fytyrën me bluzë, Richard dukej paksa i acaruar, kështu me kalimin e minutave biseda e tyre eskalon në fyerje.

I lodhur nga kërcënimet dhe fyerjet, Edgar ndalë veturën dhe i thotë se udhëtimi i tyre mbaron këtu për shkak të mos mbajtjes së maskës dhe fyerjeve të vazhdueshme.

Megjithatë Richard dukej aq nervoz sa që ia rikujton se do t’ia thyej kafkën, por ishte Edgar që ia bëri me dije se ka kamerë brenda dhe se gjithçka po filmon.

Madje në një moment i thotë se nëse nuk del nga vetura do t’i telefonojë policisë. Për fat të mirë Richard dorëzohet dhe pranon të del nga vetura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori