Duke marrë një qasje të re ndaj prezantimeve të modës, Michael Kors njofton disa ndryshime të shumë kërkuara.
Në përputhje me shumë stilistë të tjerë, dhe si një përgjigje ndaj krizës aktuale COVID-19, stilisti Michael Kors njoftoi se nuk do të prezantojë shfaqjen e tij të modës gjatë Javës së Modës në New York në shtator.
Koleksioni pranverë/verë 2021 i markës do të prezantohet diku midis mesit të tetorit dhe mesit të nëntorit 2020 me një format të ri prezantimi.
‘Michael Kors Collection’ tani do të prezantojë dhe prodhojë dy koleksione në vit: pranverë/verë dhe vjeshtë/dimër. Duke diskutuar vendimin e tij, Kors tha: “Kam menduar për një kohë të gjatë që kalendari i modës duhet të ndryshojë”.
“Është emocionuese për mua të shoh dialogun e hapur brenda komunitetit të modës për kalendarin, nga Giorgio Armani, Dries Van Noten Gucci deri tek YSL dhe shitësit me pakicë të mëdhenj në mbarë globin, për mënyrat me të cilat ne mund të ngadalësojmë procesin dhe të përmirësojmë mënyrën se si ne punojmë. Të gjithë kemi pasur kohë për të reflektuar dhe analizuar gjërat, dhe unë mendoj se shumë janë dakord se është koha për një qasje të re për një epokë të re”.
Pjesët e produktit ‘Michael Kors Collection’ do të planifikohen të arrijnë në dyqan gradualisht gjatë sezoneve të pranverës/verës dhe vjeshtës/dimrit, duke reflektuar më nga afër se si klientët në botën e sotme në të vërtetë jetojnë dhe blejnë. “Është e domosdoshme që t’i japim konsumatorit kohë për të thithur idetë në vjeshtë, të cilat thjesht do të vijnë në shtator dhe jo t’i ngatërrojmë ato me një tepricë idesh shtesë, sezone të reja, produkte dhe imazhe”, thotë Kors.
Për më tepër, kompania do t’ua shesë koleksionin shitësve me pakicë para se ta zbulojnë publikisht, duke lejuar që zinxhirët e furnizimit dhe fabrikat të kenë kohën e duhur për të prodhuar dhe dërguar veshje dhe pajisje të reja. Në përpjekjen për të krijuar një ritëm më të shëndetshëm, Kors shpjegon: “Unë mendoj se këto ndryshime janë vonuar dhe do të jenë një fitore e madhe, më e rëndësishmja për konsumatorin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Edhe të famshmet kanë celulit: Këto dama me krenari i theksojnë të gjitha të metat në trupin e tyre!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova