LAJMI I FUNDIT:

NË SHTËPINË PËRBALLË MEJE DHE…

NË SHTËPINË PËRBALLË MEJE DHE…

Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Maksim Rakipaj

(Sa lumturi e madhe të mos jesh unë!)


Në shtëpinë përballë meje dhe ëndrrave të mia
sa lumturi ka atje, gjithmonë!

Banojnë aty ca të panjohur që i kam parë, pa i vështruar.
Të lumtur janë, sepse ata nuk janë unë.

Fëmijët, që luajnë lart ndër ballkonet,
jetojnë mes vazosh me lule,
përjetësisht, pa dyshim.

Zërat që vijnë nga brenda asaj shtëpie,
gjithmonë këndojnë, s’ka dyshim.
Po, duhet të këndojnë.

Kur jashtë bëhet festë, festë ka dhe aty brenda.
Dhe kështu duhet të jetë, ku çdo gjë përshtatet:
njeriu me natyrën, sepse qyteti është natyra.

Sa lumturi e madhe të mos jesh unë!

Por, edhe të tjerët kështu e mendojnë?
Cilët të tjerë? Të tjerë nuk ka.
Të tjerët çka mendojnë – është një shtëpi me dritaren e mbyllur,
që edhe mund të hapet,
që fëmijët të mund të luajnë në ballkonet me hekura,
mes vazove me lule që kurrë s’i pashë si qenë.

Të tjerët kurrë nuk dëgjojnë.
Ata që dëgjojnë jemi ne,
po, ne të gjithë,
edhe unë, unë madje, që tashmë nuk dëgjoj fare, asgjë.

Fare, asgjë? Nuk di…
Një asgjë që dhëmb…

Në trend Kultura

Më shumë
BIR

BIR

Poezi
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Dizajn
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Kulture
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
Kalo në kategori