LAJMI I FUNDIT:

Sasia e madhe e ujit shemb tavanin e shtëpisë, për pak sa nuk përfundon mbi kokën e vietnamezit që luante në kompjuter

Sasia e madhe e ujit shemb tavanin e shtëpisë, për pak sa nuk përfundon mbi kokën e vietnamezit që luante në kompjuter

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një djalë i ri për një “fije floku” i shpëton më të keqes, pasi një sasi e madhe e ujit bie nga lart dhe shemb tavanin e shtëpisë shumë afër tij.

Ai po luante në kompjuter, kur në një moment tavani i shtëpisë shembet nga sasia e madhe e ujit, transmeton Telegrafi.


Copëzat e tavanit përfundojnë pak centimetra larg karriges ku ishte ulur djaloshi. Me të kuptuar se çfarë ndodh, familjarët e tij futen brenda për të parë se çfarë ndodhi.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në Ben Tre të Vietnamit.

E ajo çfarë ua ka tërhequr më shumë vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale – është reagimi i qenit i cili me sa duket e parandjeu shembjen e tavanit, duke u larguar para kohe. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Pronari ishte shtrirë i sëmurë në shtrat - qeni 'kujdeset' për shefin e tij

Fun
Vogëlushja

Vogëlushja "fiton zemrat" e përdoruesve të rrjeteve sociale duke iu bashkuar trendit të famshëm të TikTok-ut, Asoka

Fun
Sa e madhe është Kina? Këto fakte vërtetë do t’ju habisin! (Foto)

Sa e madhe është Kina? Këto fakte vërtetë do t’ju habisin! (Foto)

Interesante
Kalo në kategori