Para disa vitesh, pas një publiciteti të përbindshëm me tamtam e bujë veleritëse nga ana e kryebashkiakut Veliaj lidhur me ripërtëritjen e sheshit “Skënderbej”, kur e pashë këtë shesh të transformuar apo më saktë të përçudnuar në trajtë gunge të pabesë, zhgënjimi im qe i pafund.
Po, po, i pafund, sepse monumenti i Heroit tonë Kombëtar m’u duk i tkurrur, i mënjanuar, i përbuzur e i fyer dhe po kështu më duket ende sot e kësaj dite, madje deri në atë pikë sa shpesh, kur më duhet të shkoj diku duke kaluar përmes atij, e shmang atë, ndonëse më bie më gjatë.
Para disa muajsh, kur një ministre e krahasoi, servilisht dhe qesharakisht, kryeministrin Rama me Skënderbeun, monumenti i këtij m’u duk edhe më i tkurrur, më i mënjanuar, më i përbuzur e më i fyer atje në buzë të sheshit gungë apo, më saktë, të gungësheshit që mban pikëllueshëm emrin e tij.
Para disa javësh, tek po kaloja mespërmes parkut Rinia të “ripërtërirë” sipas projektin veliajnesk, befas shtanga: edhe aty kishte mbirë një kompleks minigungash dheu të gjelbëruara. “O Perëndi! – mend klitha, ndonëse jam me bindje ateiste – Ç’paska bërë vaki!… Edhe këtu gunga!”. Vazhdova gjithsesi rrugën dhe ja tek m’u kujtua shprehja “et treta, e vërteta”, prandaj mendova se në Tiranë, diku, do t’ia behte me siguri së shpejti edhe një tjetër gungë veliajneske. Po ku? Sidoqoftë, i paaftë për të marrë përsipër rolin e detektivit, parapëlqeva ta vrisja mendjen ndryshe dhe të nesërmen në darkë arrita në përfundimin që vijon:
Me gjasë, madje me shumë gjasë, gunga zanafillore, pra gunga-mëmë e gungës së sheshit “Skënderbej” dhe e kompleksit të minigungave të parkut “Rinia”, ndodhet… ndodhet në… ndodhet në mendjen e ndritur dhe të rritur të kryebashkiakut Veliaj! Por, njëkohësisht, fjala “gungë” më sjell ndër mend fjalën “gang”, e cila më kujton bandat e gangsterëve në SH.B.A. gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar. Veçse, siç e dëshmon frikshëm realiteti urbanistik i Tiranës, në mendjen e tij të ndritur dhe të rritur ndodhen edhe kullat e larta që janë ndërtuar, po ndërtohen dhe do të ndërtohen në kryeqytetin tonë të dhunuar e të përdhunuar nga betoni dhe asfalti!
Tani, lexuese dhe lexues të vëmendshëm të kësaj rubrike të përjavshme, po ta këqyrim binomin “kullë + gungë” në dritën e psikanalizës frojdiane, do të vëmë re (pa patur frikë nga fjalët) se objekti “kullë”, si diçka e tendosur që ngrihet në lartësi, ka një ngjyrim erotik, e thënë tjetërsoj ai përbën një simbol falik, d.m.th. që të kujton penisin; nga ana tjetër, do të vëmë re se një objekt në trajtë “gunge”, si diçka e rrumbullakosur, ka gjithashtu një ngjyrim erotik, sepse dy gunga të kujtojnë herdhet, d.m.th. gjëndrat seksuale të mashkullit. Unë nuk do ta zhvilloj më tej këtë ide as në gjerësi e as në thellësi, por do të mjaftohem thjesht duke iu referuar librit me titull “Clinique du pouvoir” (Analizë klinike e pushtetit), të botuar para tetë vjetësh, të psikosociologut francez Eugène Enriquez, duke përmendur disa prej kapitujve të tij me tituj fort kuptimplotë: kreu 3 “Pushteti dhe zotërimi i pasurive”, kreu 4 “Pushteti, autoriteti, vendimmarrja”, kreu 6 “Pushteti midis paranojës e perversionit” dhe, në veçanti, kreu 9 “Pushteti dhe hija e tij seksuale”, ku autori nënvizon se çdo pushtet pranon të ketë një komponent erotik.
Çdo pushtet pranon të ketë një komponent erotik… Dhe unë, duke i kërkuar ndjesë autorit të livrit të lartpërmendur, po i jap vetes të drejtën që ta plotësoj këtë pohim si vijon: Çdo pushtet pranon të ketë një komponent erotik si në qeverisjen qendrore, ashtu edhe në atë vendore, çka, e shprehur më hapur, do të thotë se edhe kryebashkiaku Veliaj, edhe perëndia e tij faraonike kryeministri Rama kanë në kokë, diku në pavetëdijen e tyre, por ndoshta jo vetëm në të, të njëjtën skemë: joshjen me të çdo kusht të të gjithëve, meshkuj e femra shkartisur, të rritur e të vegjël, duke depërtuar fizikisht midis tyre (në mitingje, takime publike, përurime etj.) ose nëpërmjet imazhit (falë ekraneve të mëdhenj dhe/ose të vegjël) për të përforcuar kështu mishërimin e vetvetes si NJËSHA, pra si krijues dhe udhëheqës të NJË shoqërie të NJËjtësuar që jeton në paqe, thekson Eugène Enriquez-i.
Ah, po, si NJËSHA e konsiderojnë ata veten, por më duhet t’u kujtoj bashkatdhetarëve të mi që kanë humbur kujtesën e që rrezikojnë të humbin edhe shpirtin, se NJËSHA e quanin veten në shekullin e kaluar edhe Hitleri i Gjermanisë, Stalini i Bashkimit Sovjetik, Frankoja i Spanjës, Musolini i Italisë, Mao Ce Duni i Kinës dhe, sigurisht – si mund ta lë pa e përmendur ! – Enver Hoxha i Shqipërisë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë