Një person është lënduar rëndë gjatë një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50, mes një veture dhe një motoçiklete, meqë rast i lënduar rëndë ka mbetur motoçiklisti.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Mehmetali Hajdini, nga Policia në Ferizaj.
“Rreth orës 14:50 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik në mes të një veturë civile dhe një motoçiklete, ku vozitësi i motoçikletës me inicialet G.T 1983 ka pësuar lëndime të rënda. Personi i lënduar momentalisht është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë”, tha Hajdini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251