LAJMI I FUNDIT:

Lideri i Al-Qaedas për Afrikë është vrarë nga forcat franceze në Mali, pas shtatë vitesh në arrati

Lideri i Al-Qaedas për Afrikë është vrarë nga forcat franceze në Mali, pas shtatë vitesh në arrati

Pas shtatë vitesh në arrati, forcat ushtarake franceze, kanë arritur që ta vrasin liderin e Al-Qaedas në Afrikë.

Ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly ka njoftuar se Abdelmalek Droukdel është vrarë së bashku me pjesëtarët e rrethit të tij të ngushtë, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Mali, në përpjekje që të ndalohet ushtrimi veprimtarisë së grupeve xhihadiste, transmeton Telegrafi.

Në një operacion të zhvilluar gjatë muajit të kaluar, është ndaluar edhe një pjesëtar i Shtetit Islamik, ndërsa Parly ka bërë të ditur, se ka pasur “sulme të ndryshme, mbi grupet terroriste”.


Ky grup ka bërë grabitje të ndryshme ndaj banorëve dhe të huajve në Afrikën Perëndimore, duke rritur rrezikun e organizatave bamirëse dhe shëndetësore, që të shkojnë në atë regjion.

Raporti për vdekjen e Droukdel, vjen pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe krerët e grupit G5 Sahel – Mauritania, Mali, Burkina Faso, Nigeri dhe Çadi, filluan një plan të ri në janar për të luftuar xhihadistët në zonë.

Franca i ka pozicionuar 600 ushtarë shtesë, si pjesë e operacionit Barkhane – një operacion i vazhdueshëm kundër kryengritësve, i filluar në gusht të vitit 2014 dhe i udhëhequr nga francezët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori