LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për dy ditë mbi 27 mijë kërkesa për mbështetje financiare për muajin maj

Maqedoni, për dy ditë mbi 27 mijë kërkesa për mbështetje financiare për muajin maj

Gjithsej 27.100 kërkesa ka pasur për shfrytëzimin e masave për mbështetje financiare për muajin maj.

Këto kërkesa, siç thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, janë parashtruar nga punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar deri më 2 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për masën mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur ka 4.733 aplikimi nga ku 4.064 janë pranuar. Për masën mbështetje financiare për pagesën e pagës për muajin maj 20.127 kompani kanë kërkuar nga ku 16.610 kërkesa janë pranuar. Për masën subvencionim të pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm kërkesë kanë parashtuar 2.240 kompani nga u 1.909 janë pranuar”, sqarojnë nga DAP.


Nga atje shtojnë masat janë reale, masat po realizohet dhe bëjnë thirrje të parashtrojnë kërkesë deri më 5 qershor./Telegrafi/