Ndarjet nuk janë asnjëherë të thjeshta, aq më tepër nëse flasim për ndarjen nga dashuria e parë
Fillimisht gjithçka duket bardh e zi, ndjen se për ty nuk ekziston asnjë tjetër atje jashtë dhe një varg dramash të tjera si këto.
Pastaj koha ikën dhe kupton që gjithçka kalon. Ti je më e rritur dhe me më shumë mësime për t’i vënë në zbatim. Çfarë të mësoi dashuria e parë?!
Ndryshimi mund të jetë diçka e mirë, nëse ti do
Është e dhimbshme, sepse nuk je mësuar me diçka të tillë. Por ndryshimi i vërtetë nis që aty. Tani që ke më shumë kohë për veten, duhet të mendosh se si ta menaxhosh. Gjej një pasion dhe përkushtoju atij.
Kalo kohë me familjen, merru me një hobi që ndoshta më parë e kishe lënë pas dore, ndërsa mendoje për të. Jeta jote do të ndryshojë shumë tani e tutje, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe.
Ndihesh më mirë kur i shpreh ato që ndjen, me zë të lartë
Është e natyrshme që të ndihesh përzishëm; mall, mungesë, inat, trishtim, gëzim i beftë; pak a shumë kështu ndihen të gjithë pas një ndarjeje. Por nëse nuk i thua në çfarëdolloj mënyre, i heq vetes mundësinë për t’u përballur me ndjenjat e tua. Kur diçka e thua me zë të lartë, je duke ia thënë vetes, përpara se të tjerëve.
Shkruaj, fol me miqtë, qaj; është e rëndësishme të kuptosh se sa thellë të ka prekur ndarja, t’i shkosh deri në fund. Vetëm kështu nuk do të kesh rrugë tjetër, veçse të kthehesh mbrapsht, drejt normalitetit.
Nuk mund të gjesh askënd si dashuria jote e parë
Thjesht, s’mund të presësh që kjo të ndodhë. Por duhet të tregohesh i hapur ndaj njerëzve të rinj, që të ofrojnë përvoja dhe ndjenja të reja.
Mos u kap pas të shkuarës aq sa për të mos jetuar të tashmen. Ishe me fat, sepse njohe dikë si ai, por kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të tjerë që presin të gjeni.
Mëson të vlerësosh marrëdhëniet me njerëz të tjerë
Një ndarje është si një shenjë; të kujton se ke shumë njerëz që të qëndrojnë pranë (të cilët ndoshta i ke harruar ndërsa kaloje gjithë ditët me të).
Por miqtë e vërtetë, të afërmit më të dashur, ti kupton se kanë qenë pranë teje gjatë gjithë kohës, dhe se janë përpjekur të të japin drejtimin e duhur. Është koha t’ua shpërblesh.
Ndoshta më tej, mund të jeni shokë
Nëse vërtet ju dhemb shpirti të mos e keni më dikë të tillë në jetën tuaj, nuk është e pamundur.
Natyrisht që nuk do të takoheni çdo ditë, të hani darkën bashkë apo të përqafoheni pa ndier aromën e njohur të njëri-tjetrit, por ndoshta është më mirë të nisni ta shihni njëri-tjetrin me një sy tjetër. Ndodh që kështu, të mund të shkëputeni shpirtërisht prej tij.
Duhet të punosh fort që të nxjerrësh më të mirën nga vetja
Sepse nëse arrin më të mirën tënde, që është të bëhesh i fortë, ta përballosh diçka të tillë pa gjurmë të pandreqshme, do të thotë se tanimë je i aftë për të tërhequr njerëz të tjerë, që do të dashurojnë natyrën e lirë e të pamposhtur tënden.
Me shumë mundësi nuk ke për të ndier më aq shumë emocione bashkë si në kohën kur ishe me të, por ka për të qenë më mirë kështu; do të mësosh të dashurosh me mendje më shumë sesa me zemër, dikë i cili nuk ka për të qenë një fatalitet në jetën tënde.
Burimi: EliteDaily
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Ja mënyra se si t'ju zgjasë seksi orë të tëra!
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje