The Economist
Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të darkës. Kur në Perëndim nisi izolimi dy muaj më parë, shumë njerëz u frikësuan se nuk do të kishin ushqime të mjaftueshme si bukë, gjalpë dhe fasule dhe filluan të blinin me shumicë për të pasur rezerva. Sot, falë kamionëve të shpërndarjes që mbushin raftet e supermarketeve, ju mund të hani sa të doni.
Kjo mrekulli kapitaliste nuk pasqyron një plan monolit, por një zinxhir global furnizimi prej tetë trilionë dollarësh që po përshtatet me një realitet të ri, ku me miliona firma po marrin vendime spontane, nga ndërrimi i furnizuesve të orizit në Azi, e deri te rimodelimi i frigoriferëve.
Sistemi nuk është aspak i përsosur: teksa të ardhurat bien, më shumë njerëz mbeten të uritur. Ekzistojnë rreziqe të ndryshme, që nga mungesa e punës, deri te të korrat e këqija. Dhe është ironik fakti që industria po përballet me një krizë që ndoshta ka nisur me shitjen e mishit të pangolinës në një treg në Vuhan. Por, rrjeti ushqimor tani po kalon një provë të rëndë.
Është thelbësore që, gjatë dhe pas pandemisë, qeveritë të mos bien pre e një fushate të gabuar për t’u mbështetur te vetja.
Zinxhirët e furnizimit të drejtuar nga një iPhone, ose një komponent automjeti që përshkon lumin Rio Grande, janë çudira të koordinimit modern. Por ylli i pashuar i logjistikës së shekullit XXI është sistemi global i ushqimit. Duke e çuar prodhimin nga fusha te piruni, ky sistem përbën 10% të PBB-së botërore dhe punëson rreth 1.5 miliardë njerëz. Furnizimi global ushqimor është trefishuar që nga viti 1970, pasi popullsia është dyfishuar në 7.7 miliardë njerëz.
Në të njëjtën kohë, numri i njerëzve që vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqimit ka rënë nga 36% në 11%, dhe një shinik misri ose mish viçi kushton më pak sot se 50 vjet më parë, në terma realë. Eksportet e ushqimit janë gjashtëfishuar gjatë 30 viteve të fundit; katër të pestat e njerëzve jetojnë pjesërisht me ushqimet e prodhuara në një vend tjetër.
Kjo ndodh pavarësisht qeverive, jo falë tyre. Megjithëse roli i qeverive ka rënë, ato ende rregullojnë ndonjëherë çmimet dhe kontrollojnë shpërndarjen. Tarifat bujqësore të Bashkimit Europian janë katër herë më të larta se ato të importeve jobujqësore. Rreth një duzinë eksportuesish të mëdhenj, përfshirë Amerikën, Indinë, Rusinë dhe Vietnamin, kanë peshën kryesore në prodhime si gruri dhe orizi. Gjysmë duzinë kompanish tregtare, si Cargill nga Minesota dhe COFCO nga Pekini, shpërndajnë ushqime në të gjithë botën.
Përqendrimi dhe ndërhyrja e qeverisë, së bashku me trazirat e klimës dhe bursës së tregut të mallrave, tregojnë se sistemi është i rregulluar në imtësi dhe një dështim mund të ketë pasoja shkatërruese. Në vitet 2007-2008, të korrat e këqija dhe kostot e larta të energjisë, shkaktuan rritjen e çmimeve të ushqimeve. Si rezultat, qeveritë i zuri paniku për mungesa ushqimore dhe ndalën eksportet, duke shkaktuar edhe më tepër ankth dhe rritje çmimesh. Rezultati ishte një valë trazirash dhe shqetësimesh në botën në zhvillim. Ishte kriza më e keqe ushqimore që nga vitet 1970, kur çmimet e larta të plehrave kimike dhe moti i keq në Amerikë, Kanada dhe Rusi, çuan në rënien e prodhimit të ushqimit.
Pavarësisht goditjes së rëndë, çdo shtresë e sistemit është përshtatur. Furnizimi i drithërave është i qëndrueshëm, me ndihmën e të korrave të fundit dhe stoqeve të larta. Kompanitë shpërndarëse dhe portet vazhdojnë të qarkullojnë ushqim në sasi të mëdha. Ndalimi i ngrënies brenda restoranteve ka pasur pasoja dramatike për disa kompani. Shitjet e McDonald’s kanë rënë me rreth 70% në Europë. Shitësit e mëdhenj me pakicë kanë pakësuar degët e tyre dhe kanë rimodeluar shpërndarjen.
Kapaciteti elektronik i tregtisë ushqimore në Amazon është rritur me 60%; Walmart ka punësuar 150 mijë persona. Shumica e qeverive kanë mësuar nga kriza e viteve 2007-2008 dhe kanë shmangur proteksionizmin. Për sa u përket kalorive, vetëm 5% e eksporteve të ushqimit përballen me kufizime, në krahasim me 19% në ato vite. Deri tani, çmimet kanë rënë.
Teksa industria është globalizuar, ajo është bërë më e përqendruar, duke krijuar ngushtime. Në disa thertore amerikane mishi, përhapja e COVID-19 ka ulur furnizimet me mish derri me një të katërtën – dhe ka rritur licencat e gjuetisë së gjelave të egër në Indiana me 28%. Amerika dhe Europa do të kenë nevojë për mbi 1 milion punëtorë emigrantë nga Meksika, Afrika e Veriut dhe Europa Lindore për të nxjerrë të korrat.
Dhe ndërsa ekonomia tkurret dhe të ardhurat bien, numri i njerëzve që përballen me mungesa ushqimore mund të rritet – nga 1.7% e popullsisë së botës në 3.4%, përfshirë disa vende të pasura. Kjo reflekton mungesë parash, jo ushqimi, por nëse njerëzit vuajnë nga uria, qeveritë sigurisht që do të marrin masa të jashtëzakonshme.
Rreziku i tanishëm është që rritja e varfërisë ose pengesat në prodhim do të shkaktojnë panik te politikanët, duke depozituar rezerva ushqimore dhe duke kufizuar eksportet. Ashtu si në vitet 2007-2008, kjo mund të shkaktojë një kundërpërgjigje që do t’i përkeqësonte gjërat.
Qeveritë duhet të qëndrojnë të patundura dhe ta mbajnë sistemin e ushqimit të hapur për biznes. Kjo do të thotë të lejohet prodhimi përtej kufijve, të ofrohen viza dhe kontrolle shëndetësore për punëtorët emigrantë dhe të ndihmohen të varfrit duke u dhënë para, jo duke ruajtur rezerva. Gjithashtu duhet parandaluar përqendrimi i mëtejshëm i industrisë, i cili mund të rritet, nëse kompanitë e dobëta të ushqimit falimentojnë ose blihen nga ato më të mëdha. Dhe sistemi duhet bërë më transparent, i gjurmueshëm dhe i përgjegjshëm, për shembull, me certifikimin dhe standardet cilësore – në mënyrë që të jenë sa më të pakta shanset e transmetimit të sëmundjeve nga kafshët te njeriu.
Të konsiderosh ushqimin si çështje e sigurisë kombëtare është diçka e mençur; por ta shtrish këtë ide në vetëmjaftueshmëri dhe ndërhyrje të hapur, nuk është aspak një mendim i mirë. Që në vitin e kaluar, ushqimi u bë pjesë e një lufte tregtare. Amerika kërkoi të menaxhojë eksportet e sojës dhe të vendosë tarifa për djathin. Presidenti Donald Trump i ka caktuar thertoret e mishit si një pjesë kritike e infrastrukturës së Amerikës. Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Europa të ndërtojë “autonominë e saj strategjike” në bujqësi. Megjithatë, autarkia e ushqimit është një mashtrim. Ndërvarësia dhe diversiteti na bëjnë më të sigurt.
Puna e nevojshme për të reformuar sistemin e furnizimit ushqimor nuk ka mbaruar ende. Në 30 vitet e ardhshme, furnizimi duhet të rritet me rreth 50% për të përmbushur nevojat e një popullsie më të pasur dhe në rritje, edhe pse në të njëjtën kohë, gjurmët e karbonit të sistemit duhet të paktën të përgjysmohen. Është i nevojshëm një revolucion i ri i produktivitetit, që përfshin gjithçka, nga serat e teknologjisë së lartë pranë qyteteve, deri te robotët që mbledhin fruta.
Kjo do të kërkojë të gjithë shkathtësinë dhe zotësinë e mundshme nga ana e tregjeve, dhe shuma të mëdha të kapitalit privat. Këtë mbrëmje, kur të merrni shkopinjtë ose thikën dhe pirunin për të ngrënë, mendoni për ata që janë të uritur, por edhe për sistemin që ushqen botën. Ai duhet të lihet i lirë të kryejë punën e vet, jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe pas saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje