Ruan shikimin, shëron bronkitin, përmirëson tretjen: Çdo shtëpi duhet ta ketë këtë bimë!
Është interesante që kjo është bimë gjysmëparazite. Me rrënjët e veta përforcohet për barin e livadhit nga i cili thith kripërat minerale
Eufrazia (Euphrasia officinalis) është bimë njëvjeçare, e cila mund të gjendet në livadhet e thata. Përmban: Glikozidrinantinë, vaj eterik, vaj yndyror, rrëshirë, hidrokarbure, vitaminë C etj.
Përdoret si antibakterik, antibiotik, antikatarik, antiseptik, antifungal, tonik, digjestiv etj. Është e përshtatshme për sëmundjet siç janë konjunktiviti, glaukoma, iritisi, dobësimi i syve, inflamacioni i kapakëve të syve etj.
Eufrazia mund të përdoret edhe te bronkiti, gripi, kundër dhembjes së kokës, problemeve me tretjen, ngërçet, nervozizmin, pagjumësinë, apetitin e dobët.
Shija e bimës është e njelmët apo e ithët. Ekzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike, transmeton Telegrafi.
Si përdoret eufrazia?
Çaj
Çaji nga eufrazia mund të përgatitet për kompresa dhe shpëlarje të syve. Një lugë e vogël e kafes të bimës së thatë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar. Përdoret i kulluar pas 10 minutash, ashtu që njomet kompresa, e cila vihet në kapakë të syve. Çaji mund të përdoret edhe për pije, i cili forcon të parët.
Është e nevojshme që të përgatitet në të njëjtën mënyrë dhe pihet tri herë në ditë, pa e ëmbëlsuar.
Pika për sy
Përdoret bima e freskët, nga e cila shtrydhet lëngu, i cili përzihet me ujë të distiluar. Përdoren nga dy pika për secilin sy.
Tinktura
200 gramë bimë të thatë qitet në një litër alkool 70%. Pas 30 ditësh kullohet dhe përdoret ashtu që çdo ditë me pak ujë pihen 10-20 pika.
Kundër flamës
Një lugë e vogël e eufrazisë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar, lihet pesë minuta dhe qitet gjysmë luge e vogël kripë. Dy deri në tri herë në ditë spërkatet në vrima të hundës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit