LAJMI I FUNDIT:

Reporteri që promovohej si mbrojtës i kafshëve, shfaqet duke qëlluar mbi elefantë dhe luanë

Reporteri që promovohej si mbrojtës i kafshëve, shfaqet duke qëlluar mbi elefantë dhe luanë

Ivan Carter është reporteri që ka sjellë dokumentarë të shumta të botës së egër, ndërsa gjithnjë promovohej si mbrojtës i kafshëve dhe i të drejtave të tyre.

Si aktivist i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, Carter ishte i përfshirë në një program, për rikthimin e tigrave, që ishin larguar nga një zonë e Mozambikut, transmeton Telegrafi.


Por, në një video që është shpërndarë së fundmi, shihet ai derisa qëllon mbi një elefantë, ndërsa lëvdëron pushkët e gjata për gjueti.

Ai vlerëson shumë armën e prodhuesit gjerman Heym, duke thënë se goditja e tij me veprim të dyfishtë, ua mundëson gjuetarëve të trofeve të sigurojnë një vrasje të shpejtë.

Në një video, gjahtari i lindur në Zimbabve i dërgon shikuesit nëpër savanë drejt një luani, që grup e kishte “plagosur disa orë më parë”.

“Plumbi i parë që e shkrepa, i shkoi poshtë mjekrës dhe e rrëzoi menjëherë për tokë”, k thënë Carter, për një luan që e qëlloi.

Duke qëndruar krenar pranë luanit të plagosur që hungërinte rëndë, ai tregonte edhe për kafshët tjera që janë qëlluar nga gjuetarët.

Me shfaqjen e këtyre pamjeve, tregohet ana e errët e këtij reporteri, ndërsa bien në dyshim edhe fondet të cilat ai i ka mbledhur, lidhur me projektet për mbrojtjen e kafshëve.

Meqenëse pamjet janë shumë të rënda, është shpërndarë vetëm një pjesë, ku ai shihet duke e qëlluar një elefant. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori