LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion: Të mos promovohen masat të cilat po zbatohen dhe janë të njohura

Komisioni për Antikorrupsion: Të mos promovohen masat të cilat po zbatohen dhe janë të njohura

Të mos promovohen masat që janë duke u zbatuar dhe që publiku tashmë është njohur me të, si dhe masa që nuk lidhen drejtpërdrejt me riparimin e pasojave të krizës me coronavirusin, theksojnë nga Komisionit Shtetëror për Parandalimin të Korrupsionit (KSHPK).

Komisioni, i cili më 21 dhe 22 maj së bashku me një përfaqësues të Platformës së Shoqatave të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit, u takua me Ministren e Financave Nina Angelovska dhe këshilltarin e qeverisë Fatmir Bitiqi, në lidhje me pakon e tretë të masave ekonomike, gjithashtu bëri thirrje për të pasur kujdes që një person të mos përdor fonde nga masa të ndryshme, për të siguruar transparencë të plotë për personat që si përdorues do të mbulohen nga secila masë individualisht.

Mundësia që secili qytetar të ndjekë procesin përmes një platforme elektronike do të siguroj, sipas KSHPK-së, respektimin e parimit të transparencës në zbatimin e masës.


Në takimin për paketën e tretë anti-krizë, Angelovska dhe Bitiqi njoftuan se gjatë përgatitjes së masave, janë ndjekur rekomandimet e KE-së dhe OECD, të cilat janë dhënë në drejtim të rimëkëmbjes së vendeve të prekura nga pandemia. Ministrja dhe Këshilltari thanë që masat bazohen në analizën dhe vlerësimin e bërë të situatës në ekonominë e vendit, analizën krahasuese me vendet e rajonit, si dhe analizën e efekteve të masave të marra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori