LAJMI I FUNDIT:

Izraeli kërcënohet nga hakerët, qindra faqe interneti u hakuan të enjten

Izraeli kërcënohet nga hakerët, qindra faqe interneti u hakuan të enjten

Qindra faqe të internetit izraelite u hakuan të enjten dhe kanë vendosur një video kërcënuese kundër shtetit hebre, duke njoftuar shkatërrimin e saj të ardhshëm.

Sulmi në internet i atribuohet grupit “Hacker of Saviour”, sipas mesazhit të lënë në faqet. Sipas Jerusalem Post, qindra portale u sulmuan, ndërsa gazeta Haaretz raporton se faqet e prekura numërohen në mijëra, dhe kjo për mungesë të një bilanci zyrtar, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, specialistët treguan se sulmi është i kufizuar, pasi ajo ndodhi përmes një serveri të vetëm dhe se nuk goditi ndonjë faqe zyrtare të qeverisë izraelite.

Sulmi la mesazhin “Përgatituni për një surprizë të madhe” dhe një video që siguron se “llogaritja për shkatërrimin e Izraelit filloi shumë kohë më parë”.

Ndërkohë, pamjet tregojnë një simulim të disa qyteteve që janë shkatërruar nga shpërthimet dhe bombardimet.

Në lidhje me këtë, agjencia izraelite kibernetike rikujtoi që javën e kaluar kishte paralajmëruar sulme të mundshme nga Irani. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se sulmi është “sipërfaqësor”, i kufizuar në një server të vetëm të përdorur nga subjektet private.

Nga ana e tij, Lotem Finkelstein, kreu i Cyberintelligence në firmën Checkpoint Software Technologies, detajoi që hakerat nga bota arabe, përfshirë Turqinë, Afrikën Veriore dhe Rripin e Gazës, janë të organizuar për të sulmuar vendet izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori