LAJMI I FUNDIT:

Rastet e përdhunimeve në Mitrovicë, reagon Organizata e Shoqërisë Civile

Rastet e përdhunimeve në Mitrovicë, reagon Organizata e Shoqërisë Civile

Organizata e Shoqërisë Civile ka reaguar me shqetësim për rastet e përdhunimeve në qytetin e Mitrovicës të ndodhura ditëve të fundit.

Përmes një komunikate për medie, kjo organizatë ka theksuar se këto ngjarje të kohëve të fundit në kohën e pandemisë kanë shqetësuar edhe më shumë familjarët për lirinë e grave e vajzave në Mitrovicë.

“Ne si Organizata të Shoqërisë Civile shprehim shqetësim të madh për rastet e fundit të përdhunimeve në qytetin e Mitrovicës. Përmes kësaj komunikate reagojmë ndaj kësaj dukurie që fatkeqësisht po vazhdon të ndodhë në qytetin e Mitrovicës. Për gjatë dy javëve janë raportuar dy raste të përdhunimit dhe një grua është dhunuar fizikisht. Këto ngjarje në këtë kohë pandemie bëhen shqetësim i madh i familjarëve, për lirinë e grave dhe vajzave të reja në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.


Sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i mituri nga Mitrovica
Lexo po ashtu Sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i mituri nga Mitrovica

“Duke parë këtë situatë tejet shqetësuese, i ftojmë organet e rendit dhe institucionet përkatëse të merren sa më shpejt me rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Njëkohësisht shprehim shqetësim që asnjë prej institucioneve lokale deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtyre ndodhive. Mendojmë që, kjo dukuri duhet të dënohet nga të gjithë dhe asesesi të mos kalohet në heshtje. Dhuna nuk duhet të ketë vend në Mitrovicë, e në asnjë vend tjetër të botës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori