Demi është i qëndrueshëm, shenjë e fuqishme sipas këmbënguljes, ambicieve
Mashkulli i lindur në këtë shenjë është i njohur për sinqeritetin e vet. Në marrëdhëniet e tij kurrë nuk ka vend për mashtrime dhe nuk di të gënjejë. Prandaj, nga partnerja e vet e pret të njëjtën gjë.
Dëshiron që në çdo moment e dashura e tij të jetë ashtu siç është, pa gënjeshtra dhe pa hipokrizi, sepse në të kundërtën do të humbë besimin, transmeton Telegrafi.
Përderisa e kanë quajtur Dem, e ka një arsye. I udhëhequr nga planeti i bukurisë dhe dashurisë, Afërdita, Demi është simbolizim i kënaqësive tokësore, jo më kot pjesa më e ndjeshme e trupit të tij është qiellza. Një shenjë që ka lindur për të shijuar, por ngadalë.
Një Dem ka nevojë të prekë, të provojë dhe vetëm më pas t’i futet me gjithë shpirt. Edhe nëse vetëm për një natë, arti i dashurisë së Demit është si një sonet i Shekspirit.
Një mashkull Dem preferon t’i dalë vetë ballë pengesave dhe problemeve. Dashuron veten dhe e di sesa vlen. Preferon të jetë i rrethuar nga persona të ndryshëm dhe adhuron natyrën.
Është një ëndërrimtar i madh. Udhëton vazhdimisht me mendje në kërkim të stimujve të rinj.
Kur të hyjë në lidhje, mashkulli i shenjës së Demit dëshiron që lidhja të zhvillohet ngadalë, pa presion, sepse nuk dëshiron që të ngutet kur është fjala për dashurinë.
Ai konsideron që çelësi i lidhjes së shëndetshme dhe cilësore qëndron në atë që partnerët njihen ngadalë – hap pas hapi.
Nuk janë të prirë të ndërmarrin iniciativa, por kur vendosin për atë hap, do ta analizojnë mjaft shumë partneren potenciale.
Kur të njihni mashkullin e shenjës së Demit, në shikim të parë do t’ju duket i tërhequr dhe i turpshëm. Mirëpo, kur e njeh vajzën e cila i pëlqen, shpejt lirohet dhe hapet. Atëherë bën çdo gjë që ta pushtojë zemrën e saj.
Është shumë i këndshëm. Kur është i sigurt në ndjenjat e partneres së vet, atëherë është mashkulli më i mirë dhe më besnikë.
Është romantik dhe kënaqet në lidhje të gjata. Andaj, nëse dëshironi lidhje pa obligime, atëherë nuk keni çfarë të kërkoni tjetër…
Ai nuk humb kohë dhe emocione në aventura, por vendimin për hapin e rëndësishëm e hedhin me mendje e jo me zemër, vetëm pasi të kenë analizuar mirë situatën dhe gjendjen socio-financiare të partnerit nga “A deri në Z”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'