Samiti i Zagrebit po mbahet në formën e video-konferencës, ku Republikën e Kosovës e përfaqëson, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e në të cilin kësaj radhe nuk pritet që të diskutohet fare për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për Telegrafin se janë dy aspekte që do të diskutohen në këtë Samit, ku njëra është për mbështetjen financiare që do të jap Bashkimi Evropian në luftimin e COVID-1 dhe tjetra është e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor.
“Fokusi i këtij Samiti të shumë pritur do jetë edhe njëherë konfirmimi nga ana e BE-së se Ballkanin Perëndimor nga njëra anë dhe BE-në nga ana tjetër i bashkon e ardhmja e përbashkët në familjen evropiane. Aspekt tjetër që do të dominoj është luftimi i pasojave të krijuara tashmë nga COVID-19 dhe edhe të Ballkani Perëndimor nuk do jetë vetëm. Tashmë në këtë drejtim BE veç ka dhënë sinjale të fuqishme që rajonin ta mbështetësin financiarisht. Këto besoj do jenë dy aspektet kryesore në çka do fokusohet diskutimi”, tha Ujkani.
Ndërsa, Jeta Krasniqi nga KDI, tha se liberalizimi i vizave për Kosovës nuk është në agjendën e këtij Samiti, prandaj sado që do të mund të përmendet nga përfaqësuesit e Kosovës, nuk pritet të merret ndonjë vendim.
“Në kuadër të këtij samiti çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk do të jetë çështje diskutimi pasi nuk është pjesë e agjendës së Samitit. Prandaj sado që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të mund ta përmendin këtë çështje, por nuk pritet që të ketë vendimmarrje në kuadër të këtij Samiti.Duke konsideruar dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së rreth ndërmarrjes së hapave konkret drejt zgjerimit, një draft deklaratë e përbashkët e cila u quajt si deklarata e Zagrebit e cila u bë publike para disa ditësh, dëshmoi që do të kishte një mbështetje për perspektivën evropiane të rajonit por pa përmendur çështjen e anëtarësimit. Gjithsesi u konsiderua që mbajtja e këtij samiti është pozitiv. çështje të tjera që pritet të diskutohen janë përballja e rajonit me Covid 19 mbështetja e rajonit nga BE”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025