Për disa, koronavirusi është një aktor i dorës së dytë në dramën e titulluar “Paudhësitë e Donald Trumpit”. Ata më të ekuilibruarit shtrojnë pyetjen nëse dështimet e z. Trump duhet të ndahen nga dështimet e parashikueshme dhe të pritura të qeverisë amerikane. Ka të ngjarë që z. Trump nuk do të duket i rëndësishëm për historianët që do të tregojnë ngjarjen nesër.
Universiteti Columbia dikur zbuloi se 20 për qind e të sëmurëve nga gripi dhe pesë për qind e të sëmurëve nga të ftohtit kanë nevojë për mjek. Kjo është arsyeja pse virusi i Vuhanit ishte i destinuar të përhapej në të gjithë botën edhe sikur Kina të kishte qenë në front i pakalueshëm apo një president amerikan të ishte treguar i qartë.
Të dhënat që nga momenti i shpërthimit e kanë konfirmuar këtë. Sëmundjet infektive të frymëmarrjes janë një fakt i natyrës. Edhe pse Pekini – paçka se me vonesë – veproi duke i nxitur edhe vendet e tjera të veprojnë, numri i të infektuarve dhe kohëzgjatja e rasteve i përmbysën sistemet lokal spitalore. Kjo është një krizë që kërkonte një reagim publik në të gjithë botën. Por sëmundjet pandemike nuk janë një mjellmë e zezë. Përgjigja jonë me bllokimet ishte një mjellmë e zezë.
U nis ndryshe. “Kjo nuk është diçka që duhet të na shqetësojë,” tha Dr. Nancy Messonnier në CDC në mesin e janarit. “Është një rrezik shumë i ulët për ShBA,” tha Dr. Anthony Fauci një javë më vonë.
Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, u bëri thirrje banorëve të shkojnë në bizneset e tyre normalisht, dhe këtë e bëri deri më 11 m.
Duket se po veprohej me gjakftohtësi, këto ishin deklaratat e duhura në atë kohë. Me një “kurbë të rrafshët”, ndryshimet në sjelljen publike nuk janë të nevojshme. Kthejeni pak mendjen tuaj për të kuptuar se sa më mirë të bëjmë pajisjen e spitaleve lokale, aq më pak kemi nevojë për të falimentuar të gjitha bizneset vendore dhe për të humbur vendet e punës, sepse duam të ngadalësojmë virusin. Kjo ishte ideja me të cilën duhet të ecim.
As studimi i Kolegjit Imperial që alarmoi kaq shumë krijuesit e politikave në botë nuk rekomandoi mbyllje pa dallime. Nëse patëm mbingarkesë në shumë vende, ishin më të shumta vendet e tjera ku shtretërit ishin bosh. Mungesat në ventilatorë kushtëzuan aftësinë e mjaftueshme për të trajtuar ata që u goditën. Kjo kushtoi jetë.
Çfarë ndodhi? Ne e dimë se kush kontribuon në vrasjen e amerikanëve me një shifër rutinore totale prej 8,000 vetësh në ditë, ku sigurisht nuk ishte koronavirusi. Aksidente, gjashtë për qind e vdekjeve. Sëmundja e zemrës, 23 për qind. Gripi dhe pneumonia 20 për qind. Këto vdekje janë më shumë se ata të koronavirusit e për më tepër nuk kanë koston e shkatërrimit ekonomik. Sigurisht që media dhe publiku janë të lirë të vendosin tani sesi do të donin ta rrafshojnë kurbën; por se si duhej bërë kjo do ta shohim më vonë. Revista “The Economist” thotë se ne nuk mund ta rindezim ekonominë pa një regjim “të paprecedentë” prej 180 miliardë dollarë. Ka edhe një fakt tjetër shumë interesant: Kina, një vend me 1.4 miliardë njerëz me tetë qytete më të mëdha se Nju-Jorku ose duhet të ketë zhvilluar një sistem të tillë shëndetësor që askush nuk e ka parë ose nuk e ka parë të nevojshme një mbyllje të tillë.
Me kufirin e vet poroz jugor, me nëntë milionë qytetarë jashtë shtetit që mund të kthehen në shtëpi sa herë që dëshirojnë, ShBA nuk është Zelanda e Re. Pavarësisht kësaj e pyes veten: nëse Zelanda e Re për një vit rresht do të qëndrojë e mbyllur nga bota për të shmangur këtë sëmundje që mund të mos jetë më shumë vdekjeprurëse për një person të moshës mesatare sesa gripi, a e ka fituar përfundimisht betejën?
Politikanët amerikanë, të ndjeshëm për mbijetesën e tyre në detyrë, tani do të duhet të përpiqen për t’i shpëtuar zgjedhësit e tyre njëkohësisht edhe nga virusi edhe nga varfëria, duke qenë nën breshërinë e medias. Rihapja e ekonomisë do të kthejë më shumë vdekje nga koronavirusi – bashkë me vdekjet nga aksidentet, vdekjet në vendin e punës, madje edhe vdekjet nga gripi.
Ajo që amerikanët kanë nevojë tani nuk është reklama e famshme që përsëritet deri në mërzi “qëndro në shtëpi”. Ata kanë nevojë për këshilla të hollësishme nga qeveria për mënyrën se si transmetimi mund të ndalohet, a ndihmojnë apo jo maskat? A janë të rrezikshme sipërfaqet e objekteve? A krijohet imuniteti nga virusi? Në këtë mënyrë ata do të mësojnë të mbrohen nga virusi deri kur të kemi vaksinë.
Dhe, për hir të Zotit, media duhet të ndalojë së ngatërruari “shkallën e vdekshmërisë nga infeksionit” me “numrin e rasteve të vdekjeve” duke mashtruar në mënyrë groteske publikun mbi shkallën e vërtetë të vdekjeve. Kjo është pa kuptim, kjo është vetëm ngjallje paniku.
Siç e patë, nuk e përmenda Donald Trump që nga paragrafi i dytë, sepse ai ende nuk ka gjetur një mënyrë për të qenë veçanërisht i rëndësishëm për këtë histori, të cilën unë e di se do të jetë tronditëse. Por, dështimet e z. Trump janë xhuxhe para gjithë narrativave të tjera. /Burimi: WSJ/Në shqip nga: Mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë