Nga: Josif Papagjoni
Në ritualin tim të përditshëm, teksa hapa sytë, lajmi i parë në “Facebook” mëngjesin e së martës qe ikja e Rikard Ljarjës.
E mora dhimbjen fill nga një brengë e klithmë e Mevlan Shanajt, e gjitha aq lirike, që sikur ma shkundi qenien krejt e pastaj pashë me dhjetëra e dhjetëra statuse.
Rikard Ljarja e trandi atë mëngjes për gjithë ç’janë shqiptarë në këtë rruzull. Ai ishte një imazh.
Imazh i heroit të luftës dhe punës. Imazh i sakrificës. Imazh i dashurisë. Imazh i burrit të bukur që ëndërrohej prej çdo vajze. Por, përtej imazhit, ai ishte një krijues plot frymëzime e përjetime humane. Një aktor që solli në ekranin tonë thjeshtësinë e lojës, vërtetësinë gjer në plazmë të saj, natyrën kinematografike të aktrimit.
Për herë të parë, unë e kam takuar Rikardin në vitin 1974, kur diku në pjerrinat dhe pyjet e Fushë-Arrësit xhirohej filmi “Rrugë të bardha”. Punoja asaj qyteze druvarësh asokohe. Ekipi i xhirimit me të mrekullueshmin Viktor Gjika, kinoregjisorin e filmit, ishte grumbulluar në një dhomë te hoteli i vogël i qytezës së sharrëxhinjve. Unë, fare i ri, rrija pranë tyre. Në mes qe një sobë e madhe sa një fuçi. Hidhnim dru aty dhe ajo brambullonte. U skuq e u bë si saç…
E mbaj mend Rikardin. Ishte me po atë xhup, me po ato çizme si Deda mes borës, mbetur aty sipër në shtyllë, për të lidhur telat e zemrave, mirësisë, dashurive. Të gjithë kineastët kishin ngrirë nga të ftohtët. Sapo qenë kthyer nga xhirimet mes borës. Fërkonin duart. Dhe thuajse njësoj si te skena me Zanën në sobë, kur avujt i bënin poetike fytyrat e dy të dashuruarve shoqëruar nga muzika e Limoz Dizdarit, edhe Rikardi-Dedë apo DedaRikard “avullonte”. Xhupi, pantallonat, gjithçka qe lagur nga grimcat e borës që ende kishin mbetur aty.
Më bënte përshtypje asohere e qeshura e tij. Një e qeshur e shpenguar, aq miqësore… Dhe pastaj, dhjetëra episode e kujtime të tjera me këtë artist të madh të ekranit, që duket sikur ka lënë pas një epokë. Nëse Anagnosti, Gjika dhe emrat e tjerë autoritarë të filmit shqiptar janë si të thuash pas ekranit, ai ishte para, në sytë tanë të spërndritur prej fotogjenisë së tij.
Sepse ishte aktor. Dhe afërmendsh gëzonte gjithë famën, imazhin dhe pekulet e artit të shtatë. Vështirë se ajo fytyrë e dashur mund të harrohet edhe paskëtaj. Breza të tjerë do kalojnë dhe ajo do jetë aty, si një vulë dhe dëshmi e papërsëritshme e kohës. E një epoke. Për miqtë e mi, më poshtë po hedh edhe disa nga të dhënat kryesore të krijimtarisë së tij si aktor. I lehtë i qoftë dheu këtij njeriu që futi aq shumë dritë, krenari dhe thjeshtësi në zemrat tona!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare
Romët
LIQENI
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City