LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: As në gjendje të jashtëzakonshme nuk lirohen nga përgjegjësia ata që keqpërdorin pozitat

Ivanovska: As në gjendje të jashtëzakonshme nuk lirohen nga përgjegjësia ata që keqpërdorin pozitat

“Fuqia e zyrtarëve në gjendje të jashtëzakonshme rritet, ndërsa për shkak të kësaj rriten edhe rreziqet nga gabimet e qëllimshme, por Kodi Penal në asnjë rast, as në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nuk i liron nga përgjegjësia personat të cilët kanë keqpërdorur pozitën dhe nuk kanë punuar në përputhje me rregullat”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo bën thirrje që gjithë qytetarët në këtë kohë të përfshihen në luftën ndaj korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thekson se nuk duhet të habitemi lidhur me porositë katastrofave që na i dërgon natyra, meqë ligjet natyrore nuk durojnë amendamente dhe bën thirrje që qytetarët të përfshihen në luftën kundër korrupsionit meqë pasojat i prekin të gjithë edhe atë në forma të ndryshme.


Ivanovska porositi se nevojitet vetëdije e lartë për të ndërprerë spiralen e rrezikshme të korrupsionit, e nëse hasen në një gjendje të tillë të palakmueshme, qytetarët të mos jenë vëzhgues të heshtur të sjelljes korruptuese duke menduar se kjo nuk i prekë ata.

“Janë duke u ndjekur Dekretet me fuqi të ligjit, veçanërisht ato pas të cilave vijon Udhëzim ose Rregullore për zbatimin e tyre. Më tutje, bëhet vlerësimi i rreziqeve në kuptimin që të përcaktohet mundësia për interpretim të dykuptimtë, në kundërshtim me idenë dhe qëllimin që është dashur të arrihet, si dhe nëse është parashikuar përkufizim i detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë që të ulet rreziku nga fuqia e koncentruar. Në fund, me teste të harmonizimit përcaktohet se si funksionon ajo që është parashikuar në dekretet, udhëzimet dhe rregulloret”, tha mes tjerash Ivanovska./Telegrafi/