LAJMI I FUNDIT:

Vendosën rrjetat për peshkim në liqenin e Batllavës, zbulohen nga rojet pastaj ikin

Vendosën rrjetat për peshkim në liqenin e Batllavës,  zbulohen nga rojet pastaj ikin

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona roje të peshkimit në liqenin e Batllavës kanë raportuar se gjatë vëzhgimit me barkë në liqe kishin vërejtur disa persona të dyshuar që i kishin lëshuar rrjetat e peshkimit në liqen.

“Kur viktimat ishin nisur në drejtim të dyshuarve në një distancë rreth 50 metra i kishin dëgjuar ata duke ju thënë mos u ofroni dhe kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit, pastaj të dyshuarit ishin ikur në drejtim të fshatit Ballaban. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/