LAJMI I FUNDIT:

Sony është duke i ofruar falas për SonyPlaystation 4 video-lojërat Journey dhe Uncharted

Sony është duke i ofruar falas për SonyPlaystation 4 video-lojërat Journey dhe Uncharted

Me iniciativë të departamentit Play at Home, Sony është duke i ofruar falas për SonyPlastation 4, dy video-lojëra, për të ndihmuar gjatë kohës së karantinës.

Derisa kalimi i kohës gjatë distancimit social është shumë i vështirë, lojërat e ndryshme mund të ndihmojnë shumë, transmeton Telegrafi.


Andaj, duke filluar nga sot, mund të shkarkohen falas lojërat Journey, si dhe aventura për kërkimin e thesareve, Uncharted: The Nathan Drake Collection. Si pjesë e Uncharted, janë katër versione të lojës, sepse vijnë së bashku edhe tri seritë e mëparshme.

Kur të jenë shkarkuar, këto lojëra mund të mbesin përgjithmonë të atij përdoruesi, por duhet bërë shkarkimin deri në fillim të muajit që vjen.

Të gjitha këto lojëra janë të vjetra, por që kur u lansuan më 2012 ishin shumë të pëlqyeshme, derisa vazhdojnë të jenë moderne, në krahasim me lojërat e reja.

Vazhdojnë të jenë atraktive dhe deri në përfundimin e një loje duhen deri në dhjetë orë, që nënkupton se një lojtar i zakonshëm duhet të kalojë së paku 30 orë derisa të përfundojë në tërësi.

Kalimi i 30 orëve me lojë, është shumë më i mirë se sa rrëshqitja nëpër rrjete sociale, ku nuk mungojnë informatat e rrejshme nga agjenci të panjohura.

Krahas ofrimit të këtyre lojërave, Sony ka bërë të ditur se do t’i edhe ofrojë 10 milionë dollarë, për t’i mbështetur zhvilluesit e rinj të video-lojërave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të "krijuar" shi

Teknologji
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Teknologji
Kalo në kategori