Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi për shpifje kundër avokatit Gazmend Halilaj, i cili u sulmua sot me armë zjarri, kurse për sulmin ndaj tij e akuzoi Lushtakun.
Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, tha se Halilaj ka bërë shpifje edhe kur e akuzoi për keqpërdorim të fondeve të UÇK-së para 20 vjetëve.
Lushtaku e quajti Halilajn si njeri të skandaleve dhe që ka problem me personalitetin e tij.
Postimi i plotë i Lushtakut:
“Reagim
Të dashur miq,
Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.
Ai përveç shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.
Unë do ta konsultojë avokatin tim që të ushtrojë padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë me të. Për një “ngjarje” tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke më akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.
Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual të një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.
Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim”, ka shkruar Lushtaku.
Ndryshe, avokati Gazmend Halilaj ka njoftuar sot se është plagosur me armë zjarri.
Ai ka postuar disa fotografi në në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se është plagosur para shtëpisë së tij.
Ndëersa, në një deklaratë për Klan Kosova, avokati Halilaj e ka drejtuar gishtin kah Sami Lushtaku për sulmin me armë zjarri që iu bë sot para shtëpisë së tij.
Ai për më tepër e ka quajtur edhe kriminel të ftohtë atë dhe tha se për këto deklarata publike është i gatshëm të mbajë përgjegjësi para gjykatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025