Shmang këto pesë gabime, nëse nuk do që karantina të kthehet në një makth
Edhe nëse e keni të vështirë ta besoni, karantina ka anët pozitive: ne ndjehemi të lirë nga një rutinë mbytëse dhe rrjedhimisht, kemi më shumë kohë në dispozicion për veten tonë
Sidoqoftë, kjo liri, në planin afatgjatë, mund ta shndërrojnë izolimin në një makth të vërtetë. Prandaj, këtu janë pesë gabimet që duhen shmangur!
1. Mos bini në rutinë
Megjithëse angazhimet, nga të cilat ishim mbytur deri para disa javësh, ishin një burim i jashtëzakonshëm stresi për ne, ato na ndihmuan të kemi një rutinë me të cilën të strukturojmë ditët. Tani që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, ne rrezikojmë ta shndërrojmë lirinë në përtaci, duke humbur kështu një kohë jo proporcionale.
Sigurisht, të gjithë neve na lejohet të bëjmë një pushim nga jeta plot angazhime që ishim mësuar, por, ki kujdes, sepse mërzitja është pas derës. Le të përpiqemi, pra, t’i japim kuptim ditëve tona duke planifikuar një seri aktivitetesh me të cilat do të përdorim kohën në dispozicion në mënyrë konstruktive.
2. Të hiqni dorë nga një dietë e shëndetshme
Ushqimi që na pëlqen lëshon hormonin e serotoninës tek ne, e cila, nga ana tjetër, na jep momente të vogla lumturie, të cilat – tani më shumë se kurrë – na duhen. Sidoqoftë, ki kujdes që të mos biesh në tundime shumë shpesh, duke përfunduar duke u ushqyer me akullore, çokollatë dhe pica në baza të rregullta.
Përveç tensionit psikologjik me të cilin duhet të merremi çdo ditë, do të rrezikonim të arrinim deri në fund të karantinës me probleme gastrointestinale, pa marrë parasysh rrëzimin e mundshëm të vetëvlerësimit.
3. Qëndrimi me pizhame gjatë gjithë ditës
Edhe pse ishte ëndrra e shumë njerëzve, qëndrimi në pizhame gjatë gjithë ditës për tërë kohëzgjatjen e karantinës është dekurajues.
Ky zakon i diskutueshëm, pa dyshim joshës, mund të ndikojë negativisht në disponimin tonë, duke na bërë të ndihemi të lënë pas dore dhe madje edhe më dembelë. Ndaj, kujdes!
4. Të funksionuarit pa orare
Nëse keni qenë në këmbë, deri pak javë më parë për të jetuar ditën tuaj sipas kohës fikse, shmangni deformimin e plotë të kohës tani kur jeni në karantinë. Sigurisht, ne nuk themi që është e thjeshtë, por ju ftojmë ta provoni, këshillon Class.
Një gabim i zakonshëm, në fakt, është të jetosh izolim sikur të ishte një pushim i gjatë, sepse, siç thotë një shprehje: “loja është e bukur, kur zgjat një kohë të shkurtër”. Duke u kthyer në pikën 1, ne e menaxhojmë me përgjegjësi ditën tonë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta bëjmë atë të sjellë fryte në një mënyrë produkte.
5. Qëndrimi gjithë kohës në internet
Meqenëse jemi në shtëpi, pajisjet teknologjike janë i vetmi mjet në dispozicion për të mbajtur kontakte me pjesën tjetër të botës. Nëse kjo, nga njëra anë, është një faktor pozitiv sepse na lejon të mos ndjehemi plotësisht të izoluar, nga ana tjetër rreziku është që të qëndrojmë të lidhur 24 orë në ditë. Qoftë për të punuar, studiuar, biseduar apo informuar, të qëndruarit vazhdimisht në internet sigurisht që nuk është i shëndetshëm, as fizikisht dhe as mendërisht.
Në fund të ditës, do të duhet të merremi me një sasi të tepërt të të dhënave, një burim shqetësimi i mëtejshëm. Ndaj, kufizoni kohën e qëndrimit në internet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos