‘La noche de 12 años’ (Nata 12-vjeçare) është një film i shkëlqyeshëm i regjisorit dhe skenaristit uruguaian, Alvaro Brechner. Filmi është xhiruar në vitin 2018 dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë, ku paraqitet jeta e tmerrshme e tre të burgosurve. Të burgosurit janë aktivistë dhe pjesëtarë të guerilës ‘Tupamaro’ e cila ka vepruar kundër regjimit diktatorial ushtarak në Uruguai. Regjimi ushtarak në këtë vend ka zgjatur nga viti 1973 deri më 1985 dhe po kaq gjatë në burg kanë qëndruar këta tre veta, personazhet e këtij filmi.
Tre aktorët, Antonio de la Torre, Chino Darín dhe Alfonso Tort, janë po ashtu të shkëlqyeshëm. Pos aktrimit, aktorëve u është dashur që t’i humbin nga 15 kiloegramë peshë në mënyrë që t’i përshtaten rolit me pamje fizike dhe që të ndjehen më afër me personazhet e vërteta. Punë e vështirë, por që në këtë film ka rezultuar me sukses.
Ngjarja është me sa vijon. Në vitin 1973, në një burg ushtarak të Uruguait veçohen tre të burgosur me të cilët do të kryhej një veprim sekret ushtarak. Veprimi është eksperiment për t’i detyruar këta të burgosur që të çmendeshin, pasi që nuk mund t’i vrisnin. Ky veprim do të zgjasë 12 vjet gjatë së cilës kohë të burgosurit jo që nuk janë të dënuar, por nuk janë as të akuzuar formalisht për asgjë dhe mbahen në burg pa asnjë lloj vendimi gjyqësor. Gjatë kësaj kohe, të burgosurit do të vendosen në qeli që nuk kanë asnjë kusht të domosdoshëm për jetë. Ushqimi është i masës sa për të mos vdekur nga uria. Sa për krahasim, kampet naziste gjermane kanë qenë hotele komode në krahasim me burgjet e ku rrinin këta tre të burgosur. Gjatë tërë kësaj kohe, ata nuk e shohin asnjë herë dritën. Torturat, fizike dhe psikike janë të llojllojshme dhe të përditshme. Këtu shohim sa i fuqishëm është njeriu kur bie në ankth të gjatë e të vështirë që nuk i dihet fundi.
Regjisori na bënë me dije se në këto situata jonjerëzore, trupi dhe mendja e njeriut janë të dizajnuara që të pësojnë ndryshime, në mënyrë që t’i adaptohen vështirësive të paimagjunueshme. Këtu shohim se njerëzit, sikur këta tre intelektualë, janë në gjendje të sakrifikojnë jetën për liri dhe dinjitet njerëzor. Po ashtu, bëhet me dije një fakt: shteti apo kushdo që përdorë dhunë, mund t’i merr gjërat që duken e që preken. Dhuna mund ta shpronësoj njeriun nga gjërat fizike por kurrë nuk mund t’i merr ato që njeriu i ka brenda në shpirt, mendje dhe zemër e të cilat ruhen edhe me imagjinatë.
Kur shikohet ky film, shikuesit gjithsesi një pyetje i sillet në kokë: si është e mundur që njeriu ndaj njeriut të ushtrojë dhunë dhe masa kaq jonjerëzore?
Kush janë këta tre njerëz që torturohen në mënyrë shtazarake? Njeri prej tyre është José Mujica, i cili pas daljes nga burgu do emërohet president i Uruguait dhe do të shërbejë në këtë pozitë nga viti 2010 deri më 2015. Këtë njeri bota do ta konsiderojë si shembull se si duhet të jetë politikani. Mujica do të njihet si politikani dhe presidenti i pakorruptuar dhe më i thjeshti, i cili edhe pjesën dërmuese të rrogës do ta ndante për ata që kanë nevojë.
Më në fund, kur shohim filma të këtillë që na e përkujtojnë sakrificën dhe njerëzoren, duhet të bëjmë edhe një pyetje: Pse shqiptarët nuk kanë një film të këtillë kur dihet se ka patur shumë raste kur njerëzit kanë vuajtur ngjashëm në burgjet e Shqipërisë komuniste, sikur ata që kanë vuajtur në burgjet e Jugosllavisë?
Që ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë një personalitet si José Mujica, mund të kuptohet disi. Por, që të mos jemi në gjendje të krijojmë një film, kjo është e pakuptueshme. Është e pakuptueshme për shkakun se vërteton se në nuk jemi në gjendje që në aspektin artistik të tregojmë se çka ka ndodhur me neve gjatë një periudhe të vështirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Roli i Italisë në krijimin e monarkisë në Shqipëri
Perandorët dhe strategët ilirë të Romës
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri