LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Kosova pas heqjes së taksës ka kapitulluar para Serbisë

Abrashi: Kosova pas heqjes së taksës ka kapitulluar para Serbisë

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi tha se Kosova ka kapitulluar para Serbisë, pas heqjes së taksës, duke thënë se me këtë Kosova po ia ofron Serbisë një treg prej 500 milionë eurosh.

Abrashi tha se “Qeveria paraprake ka krijuar një materie dhe e ka krijuar një sensibilizim dhe Serbia u gjunjëzua. Kosova e ka pasur rastin ta negociojë taksën se si ta heq”.


Ai shtoi se reciprociteti është një kundërvlerë e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Taksa u hoq me një kundërvlerë që quhet reciprocitet. Zyrtarët e VV-së nuk dijnë se çka është reciprociteti. Marrëveshja e BE-së e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013-të paraqet reciprocitet. Instruksionet që iu ëshët dhënë Doganës është identike sikur masat që i kemi marrë ne. D.m.th. iu është thënë që t’i shikojnë certifatat e mallit dhe ato fitosanitare dhe nëse janë certifikata të CEFTA-s ato mund të hyjnë”, tha Abrashi në Klan Kosovë.

Deputeti i AAK-së theksoi se me këtë Kosova po ia ofron Serbisë një treg prej 500 milionë eurosh.

“Kosova po iu ofron një treg prej 500 milionë eurove që më herët se ka pas.Qeveria e Serbisë ka përgatitur grante për kompanitë që janë me eksport në Kosovë. Këto kompani do ta kaplojnë Kosovën. Këto mallra do të depërtojnë  brenda Kosovës “.

“Sot orientimi është në grurë edhe në miell. Pasojat që ne veq i kemi tani nga Covid-19 do ti kemi akoma edhe më të mëdha. Problemi më i madh del me mullistët dhe furrtarët. Kur kemi pasur nevojë për keta i kemi pasur aty, ndërsa tani ua kemi mbyllur derën dhe e kemi vendosur”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori