Avraham Mintz dhe Zoher Abu Jama sapo iu kishin përgjigjur një thirrje telefonike në lidhje me një grua 41-vjeçare që kishte probleme me frymëmarrje në qytetin jugor të Izraelit, Be’er Sheva.
Para kësaj, ata po kontrollonin një burrë 77-vjeçar. Por do të ketë edhe më shumë përsëri thirrje sepse ata janë punonjës shëndetësorë, shkruan CNN.
Ndërsa ora u afrua gjashtë pasdite, Mintz dhe Abu Jama kuptuan se mund të jetë ndërprerja e tyre e vetme e ndërrimit, transmeton Telegrafi.
Të dy anëtarët e Magen David Adom (MDA), shërbimi i Izraelit për përgjigje emergjente, ndaluan të luten.
Mintz, një hebre, qëndronte përballë Jerusalemit, shallin e tij të bardhë dhe të zi të lutjes, e kishte të varur në supet e tij. Abu Jama, një mysliman i devotshëm, u gjunjëzua përballë Mekës, dhe qilimi ishte nën gjunjët e tij.
Për të dy punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë në mënyrë rutinore dy ose tre herë në javë, lutja e përbashkët nuk ishte asgjë e re.
Për shumë të tjerë, ishte një imazh frymëzues në mes të pandemisë globale të coronavirusit.
Një fotografi e dy burrave duke u falur shpejt u bë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime në mediat sociale dhe duke u shfaqur në faqet kryesore të mediave ndërkombëtare.
Një përdorues u përgjigj në Instagram: “Jam krenar për të gjitha shërbimet e shpëtimit, nuk ka rëndësi se nga cili komunitet apo fe janë”.
Në Twitter, një përdorues tjetër tha: “Një luftë! Një fitore! Le të bashkohemi”.
“Fakti që është kaq i thjeshtë e bën atë aq të fuqishëm. Unë besoj se Zoher dhe unë dhe shumica e botës e kuptojmë se duhet të ngremë kokën dhe të lutemi. Kjo është gjithçka që mbetet”, tha Mintz për CNN.
“Të gjithë kanë frikë nga virusi”, tha Mintz. “Kështu jemi ne, por kemi besimin se gjithçka është nën kontrollin e Zotit. Ne të dy besojmë këtë”.
Ndërsa Ebu Xhema tha: “Unë besoj se Zoti do të na ndihmojë dhe ne do ta kapërcejmë këtë. Të gjithë duhet t’i lutemi Zotit që të na e marrë përsipër këtë dhe do të kapërcejmë këtë krizë botërore”.
Të dy u lutën për rreth 15 minuta. Pastaj u kthyen përsëri në ambulancë. Dhe përsëri në punë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova