Si i ri kisha lexuar veprën “1984” të George Orwellit. Atë kohë zor se kuptoja përfundimet e skemave konspirative, nëse ishin luftë midis kapitalizmit dhe socializmit apo se do të ishin skema universale që do të aplikohen edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit?
Duke parë punimet e Kuvendit te Kosovës, m’u rikthye skema e hiper-realitetit oruellian: një luftë botërore në kushtet e pandemisë. Një vend i vogël ka zbuluar komplotin dhe është mbledh në një seancë urgjente, me maska në fytyrë, për të zbatuar urdhrin e Vëllait të Madh i cili dirigjon ngjarjen nga fshati i tij, por qe misioni i tij i shpëtimit ka përmasa planetare!
Protagonistët tjerë janë në sallë, të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën përballë virusit pandemik, vetëm e vetëm ta zbërthejnë e neutralizojnë rrezikun komplotist. Të dy palët janë barrikaduar fort në pozitat e tyre dhe beteja zhvillohet pa pardon. Kauza nuk është lokale, por botërore, sepse njëri kamp po e shpëton Amerikën kurse tjetri Evropën, ndërkaq qytetari i Kosovës është mbyllur në shtëpi dhe ngjarjen ka mundësi ta shikojë vetëm virtualisht, në televizor dhe në internet.
Fjala tradhti dhe tradhtar është absolutisht më e përdorura. Si tradhtarë janë akuzuar njerëzit më të mirë e më të moralshëm. Në terren janë ministrat e të dy kampeve që punojnë mirë dhe përballen me epideminë, por që rrezikojnë të dënohen për tradhti nga komitetet e tyre përkatëse. Qeverinë e rrëzon partneri qeverisës me votat e kundërshtarëve të vet politik. Njëri kamp thotë se ka një plan sekret për ndarjen e Kosovës, kurse tjetri thotë se ka mision shpëtimin e miqësisë me Amerikën…
Pse oruelliane kjo situatë?
Në radhë të parë, sepse suspendon demokracinë elementare të peshës që ka vota në demokraci; s’e legjitimon njerëzit pa votë dhe deligjitimon ata me votë nga të dyja kampet; sepse qendrat e vendimmarrjes i bën plotësisht virtuale dhe jashtë institucionale; s’e rrezikon demotivimin e votuesit tradicional për të mos dalë në zgjedhjet e radhës apo ndoshta mund të motivojë zgjedhje super militantiste dhe për pasojë qeveri njëpartiake (edhe pse kjo e pamundur me sistemi zgjedhor te Kosoves) si hyrje në një situatë vërtetë oruelliane.
Sidoqoftë edhe Euroazia, edhe Oqeania, do të duhej të ishin bashkë në luftën kundër pandemisë. Vendet e vogla, si puna e Kosovës, kanë një fatkeqësi pasi ashtu sikur edhe qeliza e vogël janë të përshtatshme për eksperimente oruelliane!
Qofsha i gabuar, sepse Kosova është më e rëndësishme sesa unë !
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet