Në shoqëritë funksionale, demokratike dhe moderne, solidariteti është veprim themelor në shoqëri. Shteti nuk lejon që barra e një krize të madhe kolektive të bartet dhe të zgjidhet nga vet familjet ose individët. Solidariteti, për organizimin sindikal është definicion bazik, ndaj mu në këto situata zëri i aktivistëve sindikalë duhet të dëgjohet dhe të jetë shumë më i fuqishëm.
Meqë jam aktivist sindikal prej viteve të ’90 të shekullit të kaluar, ndjej obligim që bile në këtë formë të jap kontributin tim, për të shpalosur disa sfida të punëtorëve në këtë krizë. Gjendja e punëtorëve në sektorin privat veçse është e rënduar. Në muajin prill 2020, sipas informatave që i kemi marrë në terren, një pjesë e punëtorëve në sektorin privat do ta kenë në pikëpyetje marrjen e pagave. Në cilësinë e sindikalistit nuk e kundërshtojmë ndarjen e pagave për punëtorët e sektorit publik, por e njëjta gjë duhet të bëhet edhe për pagat për punëtorët ne sektorin privat, sepse mbyllja e shumë bizneseve është bërë pa vullnetin e tyre.
Shqetësimi ynë është se punëtorët ne sektorin privat janë duke punuar. Ata i ekspozohen mundësisë për infektim me virusin COVID-19, e të njëjtit nuk i vlerëson askush. Nuk e dëgjon askush zërin e tyre. Madje, dëgjohen zëra nga përfaqësues të bizneseve se punëtorët në sektorin privat, për shkak të krizës duhet të paguhen në lartësinë e pagës minimale (130-170 euro) në muaj. Si mundet të mos vlerësohen punëtorët e sektorit privat, si kontribuesit kryesorë të të hyrave të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, në sektorin privat janë të punësuar mbi 300 mijë punëtorë, ndërsa në sektorin publik rreth 85 mijë punëtorë. Pra, raporti i kontributit të punëtorëve në buxhetin e shtetit është tre me një në favor të punëtorëve në sektorin privat, ndërsa raporti i pagave (shpërblimit) që marrin punëtorët është një me tre në favor të punëtorëve në sektorin publik.
Në këtë krizë të përbashkët, pse duhet që një punëtor në Ministri apo Komunë, që nuk i bën tetë orë efektive në ditë, të paguhet madje para kohës, ndërsa të gjithë të tjerët ta presin rrezikun dhe falimentimin e vet?
Sektori privat duhet ndihmuar, bashkë me të edhe punëtorët në këtë sektor. Nëse Qeveria nuk ndërmerr masa për ta ndihmuar ekonominë, atëherë ekonomia do të sëmuret keq dhe do të nevojiten vite për ta stabilizuar. Solidariteti i të gjithë neve në këtë kohë na shpëton dhe forcon. Ndaj, për fund duhet të gjithë t’i kenë parasysh këto rekomandime:
1. Punëtorët në sektorin privat, po ballafaqohen me sfida të shumta gjatë procesit të punës, sidomos në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
2. Punëtorë gjatë punës që bëjnë, janë në rendin e parë që i ekspozohen mundësisë së infektimit me virusin COVID-19.
3. Punëtorët po kanë probleme me transportin, nga shtëpia në vendin e punës dhe anasjelltas.
4. Punëtorët kanë probleme se si të ushqehen gjatë orarit të punës, si të sigurojnë mjete mbrojtëse (maska, dorëza etj.)
5. Punëtorët në sektorin privat nuk kanë kohë të futen në karantinë dhe të izolohen, sepse po i shërbejnë shoqërisë dhe shtetit në këto rrethana delikate, andaj duhet të vlerësohen dhe të shpërblehen për punën që po bëjnë.
6. Diferencimi se cilët nga punëtorët dhe nga cili sektorë janë më të dobishëm apo më të vlefshëm është i rrezikshëm, i pabazë dhe i pandershëm, sepse asnjëri pa njëri-tjetrin nuk mund të ja dalim.
7. Në grupin e masave që ka ndërmarrë Qeveria për tejkalimin e situatës, duhet të hyjë edhe prolongimi i të gjitha vendimeve për suspendim apo largim të punëtorëve nga puna.
8. Partnerët socialë (Qeveria, punëdhënësit dhe punëmarrësit), duhet të dialogojnë urgjentisht për gjetjen e mundësisë, për: asistencë sociale deri në 80 për qind të pagës për të gjithë ata persona që nuk punojnë për arsye të mbylljes së aktiviteteve prodhuese, shërbyese apo tregtare.
9. Të solidarizohemi të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit, si dhe gjithë shoqëria për tejkalimin e situatës dhe kthimin e vendit në normalitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite