LAJMI I FUNDIT:

ASH: Kreshnik Bekteshi duhet të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që mban

ASH: Kreshnik Bekteshi duhet të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që mban

Nga partia Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që të mos bëjë fushë elektorale por të mbajë përgjegjësi për pozicionin që ka.

Nga atje thonë se situatat e jashtëzakonshme kur shpallen kanë për qëllim që të kanalizohen veprimet nga një qendër vendosëse dhe që pastaj të përcillen deri te qytetari më i thjeshtë me qëllim sigurinë e tij dhe të gjithë qytetarëve të një shteti.

“E kuptojmë dëshirën e çdo qytetari për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të tejkalohet kriza me koronavirusin por, atë që se kuptojmë është dëshira për protagonizëm të disa ministrave të cilëve gjithçka ju duket atraksion dhe fushatë elektorale.


Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duhet të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që mban. Ai është anëtari i qeverisë dhe nuk mund të bëj thirrje publike që gjithkush në mënyrë artizanale të përgatis maska për mbrojtje, në ndërkohë që asnjë laborator nuk ka testuar efektin mbrojtës së këtyre maskave. Kur gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ekspertëve nga kjo lëmi rekomandojnë që maskat të jenë për një përdorim dhe të mos mbahet për kohë të gjatë e njëjta maskë! Ministri në fjalë bën apel që këto lloj maskash mund të përdoren pafundësisht, me çka shpërndan dezinformata dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se maskat e sigurisë, dorezat medicinale, dezinfektuesit, sapunët medicinal duhet të jenë të sigurta, shkencërisht të testuara që pastaj të hidhen për përdorim të gjerë, ndërsa këtë e kanë për obligim që ta sigurojë qeveria e këtij ministri që do të bëj protagonizëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori