LAJMI I FUNDIT:

ASH: Aleanca për Shqiptarët e përkrahë idenë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

ASH: Aleanca për Shqiptarët e përkrahë idenë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se me vëmendje po ndjekin zhvillimet në lidhje me pandeminë e shpallur të coronavirusit. Po ashtu, me shumë vëmendje i kemi analizuar hapat e mëtejshëm që duhet të marrin institucionet e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ekzistojnë dilema ndërmjet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së krizës. E para e paraparë me kushtetutë dhe e dyta me ligj. E para do t’i jepte pushtet absolut presidentit dhe e dyta qeverisë.

Ajo që është më e rëndësishme se të dyja këto është disiplina, përgjegjësia dhe kujdesi i gjithsecilit prej jush që duhet ta ketë për veten e tij, për të afërmit e tij, për popullin e tij! Prandaj, ju lutemi kufizoni në maksimum lëvizjet, izolohuni, është e vetmja formë për të luftuar shpërndarjen e virusit dhe sëmundjen që shkakton ai tek njerëzit.


Mos respektimi rekomandimeve të dhëna deri tani nga OBSH dhe qeveria ka bërë që të propozohet edhe gjendje e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë e kanë perceptuar si diçka kundër lirisë së tyre por, situata e krijuar me pandeminë nuk le mundësi tjetër.

Aleanca për Shqiptarët e përkrahë idenë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme por, në të njëjtën kohë i bëjmë apel presidentit të shtetit që në kuadër të shtabit të krizës të sigurojë mekanizëm kontrolli nga ana e opozitës në përgjithësi, e në veçanti të asaj shqiptare. Tani më që dihet se parlamenti i Maqedonisë së Veriut është shpërndarë imponohet nevoja e një mekanizmi kontrolli nga ana e opozitës në shtabin e krizës, e gjithë kjo, me qëllim që të mos keqpërdoret gjendja e jashtëzakonshme dhe të rritet besueshmëria e këtij shtabi tek të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori