LAJMI I FUNDIT:

Karafili është simbol i Ditës së Gruas: Çdo ngjyrë e ka domethënien e vet, ngjyra vjollcë kurrë nuk dhurohet!

Karafili është simbol i Ditës së Gruas: Çdo ngjyrë e ka domethënien e vet, ngjyra vjollcë kurrë nuk dhurohet!

Karafili është lule e personave të lindur në janar, ndërsa emri formal i kësaj luleje është dianthus, gjë që në greqishte do të thotë lule qiellore

Karafili i kuq sigurisht që është simboli më i njohur i Ditës së Gruas. Kjo lule ka histori të gjatë prej dy mijë vjetësh dhe me vete bart mjaft kuptime.

Ngjyra e karafilit

Karafili i kuq paraqet simbol të lëvizjes punëtore dhe shpesh është parë gjatë demonstratave në festën e punës. Duke pasur parasysh që është simbol i punëtorëve, ndërmarrjet ua kanë dhuruar punëtoreve të tyre për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Karafili ngjyrë të kuqe të shndritshme shënon adhurimin, ndërkaq e kuqja e errët dashurinë e thellë dhe përkushtimin.

Karafili i bardhë është simbol i lumturisë dhe i dashurisë, ndërsa ngjyrë vjollce simbolizon ekstravagancën. Në Francë karafili ngjyrë vjollce bartet kur shfaqet ngushëllimi.

Karafili i verdhë simbolizon përbuzjen, refuzimin apo zhgënjimin.

Sipas legjendës së krishterë, karafili është shfaqur kur Jezu Krishti për herë të parë ka bartur kryqin. Derisa Shën Maria ka qarë për shkak të mundimeve të tij janë shfaqur karafilat, andaj karafili ngjyrë vjollce është bërë simbol i dashurisë së nënës, transmeton Telegrafi.

Lindja e zakoneve

Lidhja midis karafilit dhe Ditës së Nënave ka lindur në SHBA në vitin 1907 kur Anna Jarvis, gruaja e cila e ka themeluar këtë ditë, ka zgjedhur karafilin e bardhë si simbol të saj, sepse ajo ishte lule e adhuruar e nënës së saj.

Mirëmbajtja e karafilave

Karafili është bimë për të cilën supozohet që ka prejardhjen nga rajoni i Mediteranit, ndërsa kërcelli i gjelbër rritet edhe deri në 80 centimetra.

Karafili kërkon dhé të rrallë i cili është neutral apo pak i thartë dhe plot diell.

Ngjyra origjinale e kësaj luleje është vjollcë e shndritshme, mirëpo janë zhvilluar edhe lloje të tjera ndër të cilat e kuqja, e bardha, e verdha dhe e gjelbra. /Telegrafi/