LAJMI I FUNDIT:

Burrat e nuhasin, në kuptimin e parë të fjalës, kur gratë janë të eksituara

Burrat e nuhasin, në kuptimin e parë të fjalës, kur gratë janë të eksituara

Mesa duket, ekstimi i grave ka një aromë specifike dhe burrat janë të aftë ta nuhasin

Sipas një studimi të ri nga University of Kent, burrat mund ta bëjnë dallimin mes aromës së një gruaje të eksituar dhe një gruaje që s’ka terezi për kësi punësh.

Është zbuluar me kohë që aroma ka shumë rëndësi në tërheqjen seksuale. Disa studime kanë nxjerrë në pah se burrat nuhasin pa vetëdije aromën e ovulimit dhe se tërhiqen më shumë nga gratë në këtë fazë të ciklit menstrual me sisteme imunitare të ngjashme me tyret.


Si rregull i përgjithshëm, njerëzit ndjejnë tërheqje ndaj atyre që kanë sisteme imunitare të ngjashme sepse me ta mund të bëjnë fëmijë të shëndetshëm.

Dr. Arnaud Wisman, psikolog në University of Kent dhe autor i studimit “Kimosinjalet seksuale: Prova se burrat i procesojnë aromat e eksitimit seksual te gratë” donte të zbulonte në njerëzit pikasin dhe e komunikojnë eksitimin seksual vetëm përmes kimosinjaleve, ose sinjaleve kimike që emeton trupi, si aroma.

Për të realizuar studimin, Wisman rekrutoi 11 gra heteroseksuale dhe mblodhi kampionë të djersës së sqetullave teksa po shihni një dokumentar mbi ndërtimin e urave dhe sërish teksa po shihni një film erotik, shkruan Anabel.

Më pas, Wisman gjeti 24 burra heteroseksualë dhe iu kërkoi të vlerësonin kampionët nga më tërheqësi dhe intensivi tek më pak tërheqësi.

Në përgjithësi, burrat e renditën aromën e djersës së eksituar më tërheqëse sesa aromën e djersës që u mblodh gjatë dokumentarit.

Gjithashtu, Wisman zbuloi përmes dy eksperimenteve të tjerë se burrat eksitohen nga djersa e grave, që mesa duket rrit “motivimin seksual.”

Burimi: The Cut