LAJMI I FUNDIT:

“Zëri i popullit”: Kur injoranca bën pakt me mediokritetin!

“Zëri i popullit”: Kur injoranca bën pakt me mediokritetin!

Zamira Çavo

Njeriu në përgjithësi atë që nuk e kupton e refuzon, ose edhe më keq: e lufton duke e përjashtuar. Kështu ndodh me idetë. Kur njeriu nuk i kupton, i duken të “padenja” për të. Ndaj, qytetërimet e kanë ngritur vetveten duke u përpjekur t’i bëjnë idetë e tyre të kuptueshme për njerëzit me synim që ata të afrohen me qytetërimin.


Në përgjithësi, injoranca, mos dija, mos kuptimi, është burimi i arrogancës dhe ne shqiptarët jemi shumë arrogantë. Shumë gjëra nuk i kuptojmë ndaj dhe nuk i duam.

Dijen, edukatën, kulturën e kemi lënë pas derës dhe këtë të fundit e kemi hapur për injorancën, medikoritetin e dhunën. Mediat (elektronike e vizive) janë sot përforcues të injorancës dhe mediokritetit. Duke dashur audiencë e duke e ditur që njeriu refuzon atë që nuk e kupton, ky pushtet mediatik sot e ka ulur nivelin në vulgaritet. Dhe, Vulgu e kupton dhe e mirëkupton vulgun, ama progresin jo, dhe kështu për vendin s’ka të ardhme!

Pra, të bësh “para” duke mbrojtur e ushqyer injorancën duket modeli i pëlqyer për popuj të zhytur në varfëri! Ndaj, studiot e opinioneve janë shndërruar në studio ku vulgariteti dhe arroganca bëhen vlera e përhapen në eter si modele! Ndaj, leksionet në auditore jo rrallë shndërrohen në biseda vulgare me fraza kafeneje e arrogancë hierarkie! Ndaj, politikanët që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre janë bërë doktorë e profesorë dhe kujtojnë se i dinë të gjitha!

Dhe, njerëzit bezdisen nga gjërat që i duken të “vështira” dhe preferojnë “si të gatuajnë” dhe si të zbaviten me emisione banale deri në keqardhje për përmbajtjen e tyre! Dhe, harrojmë se kur vulgariteti dhe injoranca shiten për “kështu e do populli”, arroganca çimentohet dhe dhuna merr krah!

Besomëni: një injorant i forcuar në kudhrën e vulgaritetit është i pamposhtur në injorancën e tij. E mendoni pastaj të ardhmen? Që sot jemi shndërruar në një popull që vepron për politikën pa ditur të drejtat e tij! Dhe e keqja më e madhe është se injoranti nuk e kupton injorancën e tij!

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori